mickoski per ndryshimet kushtetuese vendi nuk do te hyje ne asnje proces pa nje marreveshje te qarte 686c0ddea552d

Mickoski për ndryshimet kushtetuese: Vendi nuk do të hyjë në asnjë proces pa një marrëveshje të qartë

July 7, 2025
1 minut lexim

Kryeministri Hristijan Mickoski sot deklaroi në lidhje me ndryshimet kushtetuese se kjo Qeveri nuk do të hyjë në asnjë proces pa një strategji të qartë paraprake dhe një marrëveshje të qartë.

Ai në një konferencë për shtyp, në përgjigje të pyetjes së gazetarëve nëse Sofja do të dalë me kërkesa të reja pasi u publikua një e dhënë se mbi 216.000 shtetas maqedonas u janë lëshuar pasaporta bullgare,Mickoski tha se qëllimi i Sofjes është t’i referohet këtij numri duke përfshirë disa qindra persona nga komuniteti bullgar në Kushtetutë.

“Qëllimi i Sofjes zyrtare është që me futjen e disa qindra qytetarëve maqedonas që janë pjesë e komunitetit bullgar, në Kushtetutl, të referohet në atë numër dhe të thuhet se të dhënat e regjistrimit të popullsisë nuk janë të sakta dhe se prania e pakicës bullgare në Maqedoni është më shumë se 10 për qind. Dhe do të kërkojë përfaqësim të përshtatshëm”, deklaroi kryeministri Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve.

Sipas tij, qeveria paraprake nuk e çoi në këtë situatë, të cilën ata e kanë paralajmëruan se do të ndodhë.

“Fatkeqësisht, atë nuk deshën ta shohin ata të qeverisë paraprake dhe na sollën në këtë situatë, megjithëse edhe atëherë i paralajmëruam se ky ishte qëllimi përfundimtar. Ndërsa Bujar Osmani, Dimitar Kovaçevski, Bojan Mariçiqi, shitën dhe me lehtëbesim thoshin se e kishin zgjidhur problemin, në thelb ata nuk arritën ta shihnin strategjinë e vërtetë. Por, për fat të mirë për qytetarët maqedonas, ne tani jemi Qeveria dhe nuk do të hyjmë në asnjë proces kaq me lehtëbesim, pa një strategji të qartë dhe një marrëveshje të qartë”, tha Mickoski.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

eurodeputeti danez fuglsang maqedonia e veriut duhet ti degjoje kerkesat e bullgarise nese deshiron te vazhdoje ne procesin e pranimit ne be 686c0a9678990
Lajmi i mëparshëm

Eurodeputeti danez Fuglsang: “Maqedonia e Veriut duhet t’i dëgjojë kërkesat e Bullgarisë nëse dëshiron të vazhdojë në procesin e pranimit në BE”

nis universiteti veror rektori ia permend studenteve te huaj makiatot e flijat 686c0e56a025d
Lajmi i radhës

​Nis Universiteti Veror, rektori ia përmend studentëve të huaj makiatot e flijat

Të fundit nga

ShkoLartë