mickoski per diten e boshnjakeve nuk ka komunitete te medha e te vogla te gjithe jemi nje 68d9705305f61

Mickoski për Ditën e Boshnjakëve: Nuk ka komunitete të mëdha e të vogla, të gjithë jemi një

September 28, 2025
1 minut lexim

Shkup, 28 shtator –Komuniteti boshnjak është dëshmi se edhe komunitetet e vogla mund të kenë zemër të madhe dhe rol të madh në historinë e përbashkët të shtetit – tha kryeministri Hristijan Mickoski në Akademinë solemne me rastin e 28 Shtatorit – Dita Ndërkombëtare e Boshnjakëve. Kryeministri uroi anëtarët e komunitetit boshnjak në vend dhe theksoi – ne nuk kemi komunitete të mëdha dhe të vogla, të gjithë jemi Maqedoni.

“Ne zgjedhim rrugën e bashkimit, solidaritetit dhe respektit. Prandaj, Dita e Boshnjakëve nuk është vetëm dita e një komuniteti, por e tërë Maqedonisë. Kjo është një ditë që na kujton se të ardhmen mund ta ndërtojmë vetëm së bashku, me respekt, me besim dhe me dashuri për shtëpinë tonë të përbashkët”, tha Hristijan Mickoski, Kryeministër.

Koordinatori kombëtar për bashkëpunim ndër-etnik dhe ndër-sektorial, Salko Kuç, tha se Dita e Boshnjakëve është një mesazh për miqësi, dialog dhe bashkëpunim, vlera të themeluara edhe në shpirtin e Maqedonisë.

“Le të na kujtojë kjo festë për detyrimin tonë për të ruajtur dinjitetin e të gjitha komuniteteve, për të ndërtuar Maqedoninë si një vend me të drejta të barabarta dhe si shtëpi të demokracisë edhe në Evropë”, pohoi Salku Kuç, koordinator Kombëtar për bashkëpunim ndëretnik dhe ndërsocial.

Urime për komunitetin Boshnjak në vend me rastin e 28 Shtatorit – Dita Ndërkombëtare e Boshnjakëve u drejtuan gjithashtu nga kryetarja Gordana Siljanovska-Davkova, kryetari i Kuvendit Afrim Gaşi, zëvendëskryeministri dhe ministri për marrëdhënie ndërkomunitare Ivan Stoilkoviq, lideri i LSDM-së Venko Filipçe si dhe liderët e partive të tjera politike në vend.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bogovina perballe sfidave vlen dominon por problemet e ujit mbeten plage e hapur 68d969ae70380
Lajmi i mëparshëm

Bogovina përballë sfidave: VLEN dominon, por problemet e ujit mbeten plagë e hapur

fatmir limani takime mobilizuese me diasporen kercovare ne zvicer dhe gjermani 68d970f5ebdd0
Lajmi i radhës

Fatmir Limani takime mobilizuese me diasporën kërçovare në Zvicër dhe Gjermani

Të fundit nga

ShkoLartë