mickoski marreveshja kornize eshte deshmi se maqedonia mund te jete shtepi e te gjithe qytetareve 689c618955c1a

Mickoski: Pas lojërave të fatit, do të ketë zgjidhje ligjore edhe për kreditë e shpejta

August 20, 2025
1 minut lexim

Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se së shpejti do të dalin me prezantimin e zgjidhjes ligjore ndaj kompanive që mundësojnë marrjen e kredive të shpejta. Mickoski tha se është simptomatike sesi këto kompani, shfaqen pikërisht në afërsi të kazinove dhe bastoreve.

“Si qeveri punojmë në dy projekte. Njëri është Ligji i ri për Lojërat e Fatit, ku do të ketë ndryshime të mëdha, ndërsa projekti tjetër është pikërisht kjo që po e thoni, sepse disi rastësisht, afër aparateve, kazinove që i shohim, afër tyre shfaqen kompani për kredi të shpejta. A është rastësi, jam i bindur që nuk është. Numri më i madh i qytetarëve, respektivisht i një pjese të qytetarëve që në thelb kanë probleme financiare, ndërsa një pjesë e tyre vendosin të shkojnë jashtë Maqedonisë, janë pikërisht shfrytëzues të këtyre shërbimeve. Kështu që shumë me kujdes po e përcjellim situatën dhe shumë shpejtë do të dalim edhe me një zgjidhje ligjore, sepse mendojmë që e ardhmja nuk duhet të jetë në atë drejtim. Na duhet shtet i shëndoshë, komb i shëndoshë, siç ka ambicie të krijojë kjo qeveri”, theksoi Mickoski.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

te ndare apo ende bashke zbulohet detaji qe tradhtoi marredhenien e gjestit dhe egli takos 68a5bcf936e17
Lajmi i mëparshëm

Të ndarë apo ende bashkë? Zbulohet detaji që ‘tradhtoi’ marrëdhënien e Gjestit dhe Egli Takos

aprovohet aktakuza si vazhdim i hetimit per lenden aditiv 68a5c625ed183
Lajmi i radhës

Aprovohet aktakuza si vazhdim i hetimit për lëndën “Aditiv”

Të fundit nga

ShkoLartë