mickoski paralajmeron ndryshime te mundshme ne qeveri pas ristrukturimit partiak 69d3be22cb48e

Mickoski paralajmëron ndryshime të mundshme në Qeveri pas ristrukturimit partiak

April 6, 2026
1 minut lexim

Kryeministri i Maqedonia e Veriut, Hristijan Mickoski, nuk përjashton mundësinë e ndryshimeve në përbërjen e Qeverisë, por thekson se për momentin është ende herët për të dhënë detaje konkrete.

I pyetur nëse do të ketë zëvendësime të ministrave dhe nëse është i pakënaqur me punën e ndonjërit prej tyre, Mickoski u shpreh se do të duhet durim.

“Të kemi durim për disa javë ose muaj. Derisa të jem i sigurt për atë që e them, nuk do të them as emër dhe as proces”, deklaroi ai.

Kryeministri bëri të ditur se fokusi aktual është te ristrukturimi i partisë që ai drejton, proces që pritet të përfundojë deri në fund të prillit ose në fillim të majit.

“Pres që deri në fund të prillit ose fillim të majit ta mbyllim strukturën e brendshme dhe më pas, në maj-qershor do t’i përkushtohemi marrëveshjeve ndërkoalicionuese, lëvizjeve kadrovike, freskimeve dhe rokadave institucionale”, shtoi Mickoski.

Sipas tij, periudha maj-qershor do të jetë vendimtare për çdo ndryshim të mundshëm në ekzekutiv, duke lënë të hapur mundësinë për rikonfigurim të koalicionit qeveritar dhe rifreskim të përbërjes së institucioneve.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

hapet gofundme per shtepine e stenaldos 69d3b7f72e5d7
Lajmi i mëparshëm

Hapet “GoFundMe” për shtëpinë e Stenaldos!

kallezim penal ndaj mendi qyres ka emeruar drejtor pa arsim te pershtatshem 69d3bf7007595
Lajmi i radhës

Kallëzim penal ndaj Mendi Qyrës, ka emëruar drejtor pa arsim të përshtatshëm

Të fundit nga

Hapet “GoFundMe” për shtëpinë e Stenaldos!

Nisma për t’i siguruar një shtëpi Stenaldo Mëhillit po merr përmasa të jashtëzakonshme, duke u shndërruar në një lëvizje të gjerë solidariteti. Pas dhurimit prej 10 mijë eurosh dhe thirrjes publike për
ShkoLartë