mickoski paralajmeron investim mbi 200 milione euro ne shendetesi me mbeshtetje nga britania 685c0e4df29d5

Mickoski paralajmëron investim mbi 200 milionë euro në shëndetësi, me mbështetje nga Britania

June 25, 2025
1 minut lexim

Shkup, 25 qershor – Investim prej më shumë se dyqind milionë euro në shëndetësi me mbështetje britanike, paralajmëroi sot kryeministri Hristian Mickoski.

“Ajo për të cilën biseduam në fazën e parë është investim i cili do të jetë më i madh se 200 milionë euro. Por, për atë se sa saktësisht do të jetë, do të duhet të fillojë procesi, njësoj siç filloi për hekurudhën. Ministria e Shëndetësisë duhet të kërkojë nga Ministria e Financave të shpallë, kushtimisht thënë, një tender përmes së cilit institucionet financiare dhe bankat do të shprehin gatishmërinë dhe interes për ta financuar atë projekt dhe natyrisht, kushtet më të mira që do të ofrohen, ne do t’i pranojmë dhe do t’i zgjedhim”, tha Mickoski.

Kjo në thelb përfshin përfundimin e Spitalit klinik në Shtip, ndërtimin e Fakultetit të Mjekësisë së bashku me konviktin e ri studentor me 200 shtretër, ndërtimin e Spitalit në Kërçovë me shtëpinë e shëndetit dhe rikonstruimin e plotë të Spitalit klinik në Tetovë.

“Kjo është ajo që përfshin faza e parë, të shohim, të fillojmë. Kemi kornizë, kemi mjete të lira për të hyrë edhe në fazën e dytë, e ajo është Qendra e madhe Klinike e premtuar prej shumë kohësh në Shkup“, ka thënë ai.

Mickoski mori pjesë sot në prezantimin e 11 projekteve të realizuara për 11 muaj, në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mexhiti i pergjigjet seles ju me gjykatesit maqedonas e shfuqizuat balancuesin ne sollem ligjin per perfaqesim te drejte 685c0964a04a7
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti i përgjigjet Selës: Ju me gjykatësit maqedonas e shfuqizuat balancuesin, ne sollëm Ligjin për përfaqësim të drejtë

shqiperia ne krye te presidences se icic komisioneri dervishi besim qe na nderon dhe na motivon 685c17eadd5e2
Lajmi i radhës

Shqipëria në krye të Presidencës së ICIC, komisioneri Dervishi: Besim që na nderon dhe na motivon!

Të fundit nga

ShkoLartë