mickoski paralajmeron gjoba te rrepta per marketet qe rrisin cmimet 695aebd96a972

Mickoski paralajmëron gjoba të rrepta për marketet që rrisin çmimet

January 5, 2026
min lexim

Shkup, 4 janar – Edhe pse aktualisht Ligji për parandalimin e praktikave të pandershme tregtare parashikon se gjoba maksimale për mosrespektimin e dispozitave mund të arrijë deri në 20.000 euro për një market të madh, kryeministri Hristijan Mickoski edhe sot i kërcënoi se do të ndëshkohen ashpër sepse veprojnë kundër interesave të qytetarëve dhe i rrisin çmimet në raftet e marketeve.

Ai paralajmëroi se deri në mars do të ndryshohet niveli i gjobave dhe ato do të jenë 10 herë më të larta ose deri në 200.000 euro. Nuk dëshiroi të konfirmojë apo të mohojë nëse disa nga marketet që aktualisht janë nën hetim nga institucionet, ishin të përfshira edhe në rastin e bashkimit në kartel.

Mickoski konsideron se institucionet nuk e humbën mundësinë të tregojnë vendosmëri, sepse vetëm simbolikisht, me nga 50.000 euro i kanë gjobitur katër marketet kartel, edhe pse sipas Ligjit mund t’i gjobisnin 10, 20, 30 herë ose me shumë qindra mijëra ose madje miliona euro.

“Qëndrimi i kësaj qeverie është të japë së pari një mesazh paralajmërues, përkatësisht të shohim nëse ata janë të vetëdijshëm dhe nëse do të korrigjohen. Shohim që dy – tre rrjete marketesh nuk korrigjohen, dhe kur nuk korrigjohen, siç thonë të moshuarit – njeriut me forcë nuk mund t’i japësh. Pra, nëse ata nuk e kuptojnë mesazhin dhe këmbëngulin që interesi i tyre kryesor është fitimi mbi kurriz të qytetarëve, atëherë ne si Qeveri dhe si institucion nuk kemi opsion tjetër përveçse t’i mbrojmë interesat e qytetarëve”, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski.

Sipas Mickoskit, kur zhvillohet biznes, duhet që të gjithë të përfitojnë – ata, qytetarët dhe shteti, por disa nga markete, duke përdorur praktika të pandershme tregtare, përfitonin vetëm ato.

“Ajo që më parë ishte përqindje në formë pune ose nuk e di, sot është shërbim marketingu, shërbim për hulumtim të tregut dhe kështu me radhë. Dhe këtë e dokumentojmë ngadalë dhe me kujdes dhe e ndjekim. Kur të jemi plotësisht të përgatitur, dhe mendoj se kjo do të ndodhë së shpejti, do të fillojmë të marrim masa të ashpra”, shtoi kryeministri Hristijan Mickoski.

Inspektorati Shtetëror i Tregut dhe Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës, i njohur edhe si Antimonopol, pothuajse gjatë gjithë vitit 2025 dhe në fillim të këtij 26-të, kryen kontrolle në markete për të përcaktuar se kush dhe si e shkel Ligjin për parandalimin e praktikave të pandershme tregtare.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nje tjeter burre me beri te ndihem grua serish gruaja rrefen per aferen qe po ia shkaterron jeten 695ae712a0be7
Lajmi i mëparshëm

“Një tjetër burrë më bëri të ndihem grua sërish”- Gruaja rrëfen për aferën që po ia shkatërron jetën

gjiganti i premierliges i ofron 50 milione euro per brahim diazin 695afa13990c3
Lajmi i radhës

Gjiganti i Premierligës i ofron 50 milionë euro për Brahim Diazin

Të fundit nga

Venezuelë, ngrihet komision për lirimin e Maduros

Gjatë mbledhjes së saj të parë të kabinetit, Presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delcy Rodríguez, njoftoi masa urgjente për të adresuar krizën në vendin e saj, duke përfshirë krijimin e një komisioni
ShkoLartë