mickoski paralajmeroj 8 investime te reja per punesime te reja dhe standard me te fuqishem 688cd0d0011db

Mickoski: Paralajmëroj 8 investime të reja për punësime të reja dhe standard më të fuqishëm

August 1, 2025
1 minut lexim

Kryeministri Hristijan Mickoski, gjatë një vizite në klinikën e rikonstruktuar për vesh, hundë dhe fyt pranë Qendrës Klinike Universitare “Nëna Terezë”, në pyetjen gazetareske lidhur me paralajmërimin për tetë investime të reja deri në fund të vitit, të cilat pritet të sjellin vende të reja pune dhe një standard më të lartë jetese në Maqedoni, theksoi se bëhet fjalë për investime jashtë industrisë automobilistike, e cila deri më tani ka qenë pjesa më e madhe e portofolit maqedonas, gjegjësisht, ato janë pjesë e industrisë farmaceutike, investimeve në industrinë e energjetikës dhe industrisë për prodhimin e sistemeve të baterive për energji elektrike nga burime të rinovueshme.

“Këto janë investime që janë jashtë atyre investimeve që deri tani vinin në fushën e industrisë automobilistike. Këto janë investime në industrinë farmaceutike, në industrinë që merret me prodhimin e sistemeve të baterive, dy janë zgjerime të kapaciteteve ekzistuese të këtyre kompanive, dhe të tjerat janë në sektorin e energjetikës”, u përgjigj kryeministri Hristijan Mickoski.

Burimi: lajme24.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ke qejf nje luan guida se si tia fitosh zemren 688ccc9639739
Lajmi i mëparshëm

Ke qejf një Luan? Guida se si t’ia fitosh zemrën

ibrahimi nje vendim qe larteson kujtesen emri i azem moranes ngjitet mbi themelet e dijes 688cd0d36ae97
Lajmi i radhës

Ibrahimi: Një vendim që lartëson kujtesën, emri i Azem Moranës ngjitet mbi themelet e dijes

Të fundit nga

ShkoLartë