Kryetari i Qeverisë Hristijan Mickoski, në një intervistë për emisionin “Direktno” në televizionin Telma, paralajmëroi zgjerimin e shumicës qeveritare edhe me një parti nga opozita, përkatësisht me Partinë Demokratike Turke, pjesë e Frontit Evropian, e cila ka një deputet në Kuvend.
Siç sqaroi ai, partia do t’i bashkohet koalicionit të udhëhequr nga VMRO-DPMNE.


