mickoski nuk pranojme imponime nen masken e procesit evropian 6863ce8783e57

Mickoski: Nuk pranojmë imponime nën maskën e procesit evropian

July 1, 2025
1 minut lexim

Kryeministri Hristijan Mickoski ka deklaruar sot se Maqedonia e Veriut ecën në rrugën evropiane me zemër dhe me mendje të hapur, duke i pranuar ato vlera evropiane, por se ata i kundërshtojnë shantazhet të cilat, tha ai, nuk janë pjesë e atyre vlerave.
“Nuk pranojmë imponime nën maskën e procesit evropian. Evropa është shtëpia e së drejtës, drejtësisë dhe dinjitetit. Këto janë vlerat që i pranojmë, gjithçka tjetër është e huaj për BE-në, dhe e huaj për ne.
Reformat tona nuk janë dekoratë. Ato janë nevojë. Dhe ne nuk do të presim që dikush të na shtyjë përpara. Do të ecim vetë, me vullnetin tonë, me plan konkret dhe me vizion të qartë. Po japim rezultate, jo sepse dikush na i kërkon, por sepse qytetarët tanë i meritojnë ato. Do të vazhdojmë të ndjekim vlerat evropiane, jo sepse dikush na e imponon këtë, por sepse ky është zgjedhja jonë, rruga jonë, përcaktimi ynë. Dhe për këtë, jemi mirënjohës për mbështetjen nga Komisioni Evropian, por edhe më të vendosur që t’i ndihmojmë vetes, të zbatojmë reformat dhe të transformojmë shtetin – me investime, me punë, me besim në forcat tona dhe me partneritet me BE-në,” – theksoi Mickoski.

Burimi: 3shi.net

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

arben fetai pret albin kurtin ne shkup si vella per vella 6863cd1f8a4f4
Lajmi i mëparshëm

Arben Fetai pret Albin Kurtin në Shkup: “Si vëlla për vëlla”

IMG 6213
Lajmi i radhës

Ramadani: Edi Rama “rikthehet” në Çarshi të Shkupit, por këtë herë i rrethuar nga kriminel të BDI-së!

Të fundit nga

ShkoLartë