mickoski nuk jam i kenaqur me zbatimin e drejtesise nga gjyqesori dhe prokuroria kjo eshte ana e dobet e shoqerise sone 685b2d69a6678

Mickoski: Nuk jam i kënaqur me zbatimin e drejtësisë nga gjyqësori dhe prokuroria, kjo është ana e dobët e shoqërisë sonë

June 25, 2025
1 minut lexim

Shkup, 24 qershor – Kryeministri Hristijan Mickoski, në intervistën për emisionin “Objektiv” në RTVM, tha se nuk dëshiron ta komentojë hetimin për tragjedinë në Koçan që të mos ndikojë në të, por theksoi se nuk do të ndalojë së kritikuari punën e gjyqtarëve dhe prokurorëve, sepse, siç tha, nuk është i kënaqur me mënyrën si po zbatohet drejtësia.

“Unë nuk do të jepja ndonjë kualifikim se sa jam apo nuk jam i kënaqur për momentin, për arsye të thjeshtë se çfarëdo kualifikimi imi mund të kuptohet si ndikim. Megjithatë, kur një kryeministër jep një kualifikim për një rast të caktuar, kjo mund të konsiderohet si ndikim.

Por, nuk më pengon që të kuptohet si qortim ajo që thashë në fjalimin tim të djeshëm, kur theksova se nuk jam i kënaqur me shpejtësinë e zbatimit të drejtësisë nga prokuroria dhe gjyqësori”.

“Sepse kjo është një ndjenjë dhe perceptim i përgjithshëm tek qytetarët. Dhe kjo është ende pika e dobët e kësaj shoqërie tonë – drejtësia e ngadaltë dhe ndjenja se nuk ka drejtësi për të gjithë në mënyrë të barabartë. Dhe këtu duhet të punojmë të gjithë së bashku”, u shpreh Mickoski.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mexhiti priti delegacionin nga turqia theksohet miqesia dhe bashkepunimi strategjik 685b28456297c
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti priti delegacionin nga Turqia: Theksohet miqësia dhe bashkëpunimi strategjik

shperthim ne nje dyqan motoresh ne vlore 685b2de1ed7bf
Lajmi i radhës

Shpërthim në një dyqan motorësh në Vlorë

Të fundit nga

Genci ka një pyetje të thjeshtë: Pse na dy?

Muzika është pasion i tij. E së fundmi, artisti Genci ka lansuar edhe një këngë të re, duke përmbushur këtë pasion. Ai në kanalin Youtube ka hedhur projektin muzikor, të titulluar ‘Pse
ShkoLartë