MICKOSKI

Mickoski: Nuk do të hapet miniera Kazandoll, Maqedonia kurseu 115 milionë euro

August 20, 2025
1 minut lexim

“Ky është arbitrazhi i dytë që kjo Qeveri e fiton dhe presim që të paktën edhe dy të tjera të përfundojnë në periudhën që vijon,” deklaroi Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske lidhur me vendimin për Kazandollin.

Kryeministri Mickoski theksoi se duhet të hetohet se si arbitrazhet në të kaluarën humbeshin dhe si shpenzoheshin shuma të mëdha nga buxheti i shtetit, ndërsa tani të njëjtat fitohen.

“Pyetja e vërtetë është si në të kaluarën ishte praktikë që arbitrazhet të humbeshin, dhe si tani papritmas ato fitohen në favor të shtetit. Kjo duhet të hetohet, të shohim pse ka ndodhur kështu në të kaluarën, po ne bëmë ndryshime të caktuara në ekipin e avokatëve, por disi është simptomatike se si në të kaluarën humbeshin të gjitha arbitrazhet, ndërsa tani i fitojmë, tha ai dhe shtoi:

“Në këtë rast bëhet fjalë për një arbitrazh me vlerë rreth 115 milionë euro, kaq ishte kërkesa paditëse nga pala kundërshtare që kërkonte nga pala e paditur, në këtë rast ajo ishte Maqedonia.”

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

alarmon bik u jane demoluar me eskavator varrezat dhe gures e vjeter mbi 200 vjet te perandorise osmane 68a5bbdbe4594
Lajmi i mëparshëm

Alarmon BIK-u: Janë demoluar me eskavator varrezat dhe gurës e vjetër mbi 200 vjet të Perandorisë Osmane

te ndare apo ende bashke zbulohet detaji qe tradhtoi marredhenien e gjestit dhe egli takos 68a5bcf936e17
Lajmi i radhës

Të ndarë apo ende bashkë? Zbulohet detaji që ‘tradhtoi’ marrëdhënien e Gjestit dhe Egli Takos

Të fundit nga

ShkoLartë