MICKOSKI

Mickoski nga Brukseli: I përsëritëm qëndrimet tona për Maqedoninë

November 4, 2025
1 minut lexim

Mirëdita nga Brukseli, sapo e përfunduam takimin me presidentin e Këshillit Evropian, zotin Antonio Koshta, një takim miqësor. Takimin e parë e patëm saktësisht para një viti, kur zoti Koshta u zgjodh president i Këshillit Evropian dhe që atëherë e deri më sot kemi kultivuar marrëdhënie vërtet miqësore dhe të sinqerta. Zoti Koshta është mik i madh i Maqedonisë dhe në një frymë të tillë kaloi edhe takimi i sotëm.

Sërish biseduam për temat aktuale, natyrisht për afrimin e vendit tonë drejt BE-së dhe përfundimisht për fillimin formal të negociatave. Në takimin i përsëritëm absolutisht qëndrimet tona të vetme, të cilat me të vërtetë janë qëndrime dinjitoze pas të gjitha atyre poshtërimeve që na kanë ndodhur në të kaluarën, në këto 25 vitet e fundit që kur praktikisht filloi rrugëtimi jonë drejt afrimit me BE-në.

Kishim një takim miqësor dhe do të thosha mjaft produktiv, thjesht, gjithçka që përbën prioritetin tonë është gjithashtu prioritet i zotit Koshta. Përveç afrimit me BE-në dhe fillimit të negociatave, kishte edhe disa projekte të tjera që për ne janë strategjikisht të rëndësishme për ne, e ka të bëjë me interkonektorin e gazit me Serbinë dhe dega e gazsjellësit drejt Kosovës fqinje.

Më tej, tarifat e çelikut dhe produkteve të çelikut të prodhuesve maqedonas, si dhe projektin e përbashkët që qeveria jonë maqedonase do ta ketë me Komisionin Evropian, e që ka të bëjë me projektet që duhet ti realizojmë në Koçan dhe rajonin e Koçanit.

Në përgjithësi, mund të them se ishte një takim jashtëzakonisht produktiv, vazhdojmë edhe më tej me takimet tona këtu në Bruksel. Kemi ngjarje me Euronews, sonte kemi darkë me komisioneren Marta Kos dhe shpresoj dhe jam i sigurt për lajme pozitive.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rama per al jazeera rusia nuk do sulmoje asnje vend tjeter evropian 690a07d73b10f
Lajmi i mëparshëm

Rama për Al Jazeera: Rusia nuk do sulmojë asnjë vend tjetër evropian

ndahet nga jeta ish zv presidenti amerikan dick cheney 690a09043f916
Lajmi i radhës

Ndahet nga jeta ish-zv.presidenti amerikan Dick Cheney

Të fundit nga

ShkoLartë