mickoski ne samit per zgjerimin e be se ne bruksel 6909c03b026cb

Mickoski në Samit për zgjerimin e BE-së në Bruksel

November 4, 2025
1 minut lexim

Kryeministri Hristijan Mickoski nesër në Bruksel do të marrë pjesë në Samit për zgjerimin e Bashkimit Evropian në Bruksel, të organizuar nga televizioni Euronjuz, i cili është menduar si një takim ku përfaqësues të lartë të BE-së dhe vendeve kandidate do të diskutojnë për të ardhmen e integrimit evropian.

Bëhet fjalë për ngjarje të parë të këtij lloji në të cilën me transmetim të drejtpërdrejtë televiziv do të transmetohen fjalimet dhe debatet e pjesëmarrësve në këto, siç thekson Euronjuz, “biseda revolucionare mbi të ardhmen e integrimit evropian”.
Përveç Mickoskit, në Samit është paralajmëruar edhe pjesëmarrja e kryetarit të Këshillit Evropian, Antonio Koshta, presidentëve të Moldavisë, Serbisë dhe Ukrainës, Maja Sandu, Aleksandar Vuçiq dhe Volodimir Zelenski, e kryeministrave të Shqipërisë dhe Malit të Zi, Edi Rama dhe Milojko Spajiq, si dhe e Komisioneres Evropiane për Zgjerim, Marta Kos.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

si te jetosh me ngadale ne nje bote qe vrapon 6909b6b6155b4
Lajmi i mëparshëm

Si të jetosh më ngadalë në një botë që vrapon?

vega group e serbise hyri ne tregun farmaceutik ne maqedonine e veriut 6909c7f52bd33
Lajmi i radhës

Vega Group e Serbisë hyri në tregun farmaceutik në Maqedoninë e Veriut?

Të fundit nga

ShkoLartë