MICKOSKI

Mickoski: Ne nuk bëmë pazare me “Open Balkan”, të tjerët shitën interesin kombëtar! (VIDEO)

September 12, 2025
1 minut lexim

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ua mbylli gojën akuzuesve të BDI-së në Kuvend, duke thënë qartë se gjatë 15 muajve të qeverisjes aktuale nuk është zhvilluar asnjë takim për nismën famëkeqe “Open Balkan”.

“Gjatë mandatit tonë nuk ka pasur asnjë tryezë për ‘Open Balkan’. Përkundrazi, kemi mbajtur dy seanca të përbashkëta me Kosovën. Këto janë fakte që nuk manipulohen, sado që të përpiqet dikush t’i shtrembërojë,” tha Mickoski, duke shpërfaqur hipokrizinë e atyre që sot shfaqen si patriotë ndërsa dje ishin promotorët kryesorë të projektit pro-serb.

Mickoski kujtoi se VMRO-DPMNE ishte e vetmja që solli hapa konkretë në bashkëpunim me Kosovën, duke hapur dy vendkalime kufitare ekspres që u lehtësuan jetën qytetarëve.

“Ne i dhamë fund maltretimit në kufi, gjë që qeveritë e mëparshme, ku BDI ishte pjesë integrale nuk arritën as ta imagjinonin,” theksoi Mickoski.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shpprmv u bejme thirrje politikaneve qe ne retoriken e tyre parazgjedhore te permbahen nga sulmet e pabaza me te cilat minojne besimin ne institucionet gjyqesore 68c4200f22613
Lajmi i mëparshëm

SHPPRMV: U bëjmë thirrje politikanëve që në retorikën e tyre parazgjedhore të përmbahen nga sulmet e pabaza me të cilat minojnë besimin në institucionet gjyqësore

vlen bdi ne oden 161 hoqi dore nga kryeparlamentari per ta ruajtur soravine e korrupsionin 68c420b1e9005
Lajmi i radhës

VLEN: BDI në odën 161 hoqi dorë nga Kryeparlamentari për ta ruajtur Soravinë e korrupsionin!

Të fundit nga

ShkoLartë