mickoski ndryshimet e reja ne kodin penal nuk do te vlejne ne menyre retroaktive 6af83436435ec

Mickoski: Ndryshimet e reja në Kodin Penal nuk do të vlejnë në mënyrë retroaktive

November 14, 2026
1 minut lexim
mc

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka deklaruar se ndryshimet e propozuara në Kodin Penal dhe në Ligjin për Procedurën Penale do të vlejnë vetëm për rastet e ardhshme dhe nuk do të zbatohen në mënyrë retroaktive.

Qeveria i ka dërguar propozim-ndryshimet në Bruksel për shqyrtim.

Mickoski akuzoi qeverinë e mëparshme të LSDM-së dhe BDI-së se me ndryshimet e bëra në Kodin Penal kishin dobësuar luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Ai theksoi se personat që dyshohen për vepra penale të kryera gjatë periudhës së qeverisjes së kaluar do të mund të thirren në ligjin më të favorshëm për ta, përkatësisht në ndryshimet e atëhershme ligjore.

„Ndryshimet që po i bëjmë tani vlejnë nga ky moment e tutje dhe nuk do të kenë efekt retroaktiv”, deklaroi Mickoski.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

be paralajmeron qytetaret pergatituni te mbijetoni 72 ore pa ndihmen e autoriteteve ja cfare duhet te kete canta e emergjences 6af833d7c8977
Lajmi i mëparshëm

BE paralajmëron qytetarët: Përgatituni të mbijetoni 72 orë pa ndihmën e autoriteteve, ja çfarë duhet të ketë çanta e emergjencës

rita ora pjese e kastit te filmit te ri fantastiko shkencor the signalers krahas tom hopperit 6af834387592d
Lajmi i radhës

Rita Ora pjesë e kastit të filmit të ri fantastiko-shkencor “The Signalers”, krahas Tom Hopperit

Të fundit nga

ShkoLartë