mickoski mbeshtesim operacionin anti narkotik te trumpit ne venezuele 695ab4eec5929

Mickoski: Mbështesim operacionin anti-narkotik të Trumpit në Venezuelë

January 4, 2026
1 minut lexim

Qeveria e Maqedonisë së Veriut mbështet operacionin anti-narkotik të SHBA-ve në Venzuelë. Kryeministri Hrisitjan Mickoski, tha se si Qeveri qëndrojnë krah argumenteve dhe veprimeve të partnerit tonë strategjik – Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai shtoi se ajo që më së shumti e brengos është heshtja e disa vendeve europiane dhe në botë kur shkelja e të drejtës ndërkombëtare i ndodhte Maqedonisë dhe popullit maqedonas, ndërsa tani, sipas Mickoskit, janë dhënë pas komenteve nëse kjo që po ndodh në Venezuelë qenka ose jo e drejtë ndërkombëtare.

“Precedenti është bërë që kur ndryshohej flamuri i këtij shteti, që të bëhej vend anëtar i OKB-së, kur ndryshohej Kushtetua, emri kushtetues, kur gënjeheshin njerëzit se në afat 3-4 vjet do të bëhemi vend anëtar i BE-së, se do të bëhemi vend anëtar i NATO-s, e kështu me radhë. Këta janë precedentë të vërtetë. Ne si Qeveri qëndrojmë krah argumenteve dhe veprimeve të partnerit tonë strategjik, Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, deklaroi kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zv kryeministri i pare bekim sali dhe kryeparlamentari afrim gashi takohen me deputetin shaip kamberi 695ab437816fb
Lajmi i mëparshëm

Zv/kryeministri i parë Bekim Sali dhe kryeparlamentari Afrim Gashi takohen me deputetin Shaip Kamberi

rama rruga e re shkoder mali i zi drejt perfundimit 695ac176166f5
Lajmi i radhës

Rama: Rruga e re Shkodër-Mali i Zi, drejt përfundimit

Të fundit nga

ShkoLartë