mickoski mbeshtesim aksionin e shba se per arrestimin e maduros 695a7bfb56f50

Mickoski: Mbështesim aksionin e SHBA-së për arrestimin e Maduros

January 4, 2026
1 minut lexim

Qeveria e Maqedonisë së Veriut mbështet operacionin anti-narkotik të SHBA-ve në Venzuelë.

Kryeministri Hrisitjan Mickoski, tha se si Qeveri qëndrojnë krah argumenteve dhe veprimeve të partnerit tonë strategjik – Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai shtoi se ajo që më së shumti e brengos është heshtja e disa vendeve europiane dhe në botë kur shkelja e të drejtës ndërkombëtare i ndodhte Maqedonisë dhe popullit maqedonas, ndërsa tani, sipas Mickoskit, janë dhënë pas komenteve nëse kjo që po ndodh në Venezuelë qenka ose jo e drejtë ndërkombëtare.
“Precedenti është bërë që kur ndryshohej flamuri i këtij shteti, që të bëhej vend anëtar i OKB-së, kur ndryshohej Kushtetua, emri kushtetues, kur gënjeheshin njerëzit se në afat 3-4 vjet do të bëhemi vend anëtar i BE-së, se do të bëhemi vend anëtar i NATO-s, e kështu me radhë. Këta janë precedentë të vërtetë. Ne si Qeveri qëndrojmë krah argumenteve dhe veprimeve të partnerit tonë strategjik, Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, deklaroi kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

struga e nis vitin me kaos ne parking zgjidhja e premtuar ende larg 695a7b58d59f3
Lajmi i mëparshëm

Struga e nis vitin me kaos në parking – zgjidhja e premtuar ende larg

deputetet pozite opozite qendrime te kunderta rreth vitit 2025 695a7cb010de1
Lajmi i radhës

Deputetët pozitë-opozitë, qëndrime të kundërta rreth vitit 2025

Të fundit nga

ShkoLartë