MICKOSKI DHE MEXHITI 1

Mickoski: Marrëveshja Kornizë është dëshmi se Maqedonia mund të jetë shtëpi e të gjithë qytetarëve

August 13, 2025
1 minut lexim

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski në seancën solemne me rastin e 24-vjetorit nga nënshkrimi i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit tha se ky pakt pavarësisht të gjithave, solli paqe dhe ruajti karakterin unitar të shtetit.

Mickoski tha se 24 vjet pas, duhet të vazhdojmë rrugën e paqes, pasi siç theksoi ai, bashkë jemi më të fortë.

“Marrëveshja Kornizë e Ohrit 24 vjet më pas solli paqe. Solli stabilitet dhe siguroi ruajtjen e Maqedonisë unitare. Marrëveshja Kornizë nuk është vetëm letër, është simbol i pjekurisë, guximit dhe mençurisë. Është përkujtim se sado që të jemi të ndryshëm në gjuhë, fe dhe kulturë ose përkatësi etnike, të gjithë ne ndajmë një histori dhe një të ardhme të përbashkët. Është dëshmi se Maqedonia mund të jetë shtëpi e të gjithë qytetarëve dhe se dallimet janë përparësia jonë. 24 vjet më vonë t’u tregojmë të gjithëve, në shtëpi dhe jashtë, se mbetemi besnikë në rrugën e paqes dhe bashkërisë, se kemi mësuar nga e kaluara dhe se jemi të gatshëm të shihemi në sy dhe të themi bashkë jemi më të fortë. Të rrojë atdheu ynë i përbashkët”, tha Mickoski.

Kryeministri poashtu tha se historia na mëson se atdheu nuk mbrohet me armë, ai mbrohet me besim.

“Historia na mëson se atdheu nuk mbrohet me armë, ai mbrohet me besim, me respekt, me vizion. Dhe vizioni që kam për Maqedoninë është i qartë, një vend ku qytetarët janë të lirë, institucionet janë të drejta dhe dallimet respektohen dhe festohen”, thotë, ndër të tjera, Mickoski.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

be ja ne kerkim te rolit te saj para samitit trump putin ne alaske 689c5e7d281a9
Lajmi i mëparshëm

BE-ja në kërkim të rolit të saj para samitit Trump-Putin në Alaskë

zjarret rama dy dite e net ekstremisht te veshtiraflaket kane qene te pameshirshme 689c632d3e3ab
Lajmi i radhës

Zjarret/Rama: Dy ditë e net ekstremisht të vështira,flakët kanë qenë të pamëshirshme

Të fundit nga

ShkoLartë