mickoski maqedonia mbetet e bllokuar ne rrugen evropiane per shkak te bullgarise 686e7e41aad75

Mickoski: Maqedonia mbetet e bllokuar në rrugën evropiane, për shkak të Bullgarisë

July 9, 2025
1 minut lexim

Pas miratimit të Raportit për Maqedoninë në Parlamentin Europian, në një konferencë të jashtëzakonshme për media, kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, deklaroi se Maqedonia mbetet e bllokuar në rrugën drejt Bashkimit Evropian për shkak të vetos bullgare. Ai tha se megjithëse Bullgaria e ka njohur pavarësinë e shtetit, ajo kurrë nuk e ka njohur gjuhën dhe kombin maqedonas, gjë që edhe sot mbetet pengesa kryesore.

“Maqedonia është e bllokuar në rrugën drejt Evropës nga Bullgaria. Por, ajo bllokadë nuk ka filluar sot, e as nuk do të përfundojë sot. Ajo ka nisur në vitin 1991, kur ndodhi një gjest nga Bullgaria që njohu veçorinë e një shteti, por nuk e pranoi gjuhën dhe kombin. Bullgaria e njohu shtetin tonë, por jo edhe kombin tonë. Disa politikanë është dashur ta kuptojnë se fqiu lindor ka një agjendë ndryshe. Europës mund t’i themi se e vërteta doli në pah. Në sipërfaqe dolën edhe ata që shpiknin për reforma të supozuara dhe për një pakicë bullgare që, gjoja, duhet të futet në Kushtetutë, ndërsa shmangnin thelbin. Ata e dinin shumë mirë se cili ishte thelbi i këtyre kërkesave, të lidhura me propozimin e fundit”, tha mes tjerash Mickoski.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

fetai pergezon fatlum jusufin per emerimin si zevendesdrejtor i agjencise se mergates 686e7c24473a6
Lajmi i mëparshëm

Fetai përgëzon Fatlum Jusufin për emërimin si zëvendësdrejtor i Agjencisë së Mërgatës

takimi i kryetarit gashi me karol mezhevan 686e83676d723
Lajmi i radhës

Takimi i Kryetarit Gashi me Karol Mezhevan

Të fundit nga

ShkoLartë