mickoski le te me quajne te prapambetur por formimi i nje familjeje me shume femije eshte akti me i larte patriotik 68dc3f1aca4bc

Mickoski: Le të më quajnë të prapambetur, por formimi i një familjeje me shumë fëmijë është akti më i lartë patriotik

September 30, 2025
1 minut lexim

Kryeministri Hristijan Mickoski u dërgoi një mesazh qytetarëve se krijimi i familjes, krijimi i një familjeje me shumë fëmijë, është akti më i lartë patriotik i një populli për atdheun e vet.

“Secili që e merr këtë si lojë dhe që nuk e kupton sa serioze është kjo, nuk ia do të mirën shtetit. Le të më quajnë konservator, të prapambetur, si të duan le të më quajnë, por kjo duhet të jetë prioriteti i parë i kësaj Qeverie dhe i të gjitha qeverive të ardhshme, e këto janë familjet me shumë fëmijë. Do të doja t’u dërgoja një mesazh të qartë të gjithë qytetarëve maqedonas – krijimi i familjes, krijimi i një familjeje me shumë fëmijë është akti më i lartë patriotik i një populli për atdheun e vet. Pavarësisht nga përkatësia fetare apo etnike – familja me shumë fëmijë do të thotë e ardhme”, tha Mickoski.

Ai tha se sipas regjistrimit të fundit në Maqedoni ka mbi 1,8 milionë banorë, por se ai frikësohet se për 20 vjet do të bëhemi shtet me më pak se 1 milion banorë.

“Ne kemi rreth 700 mijë të punësuar rregullisht dhe rreth 350 mijë pensionistë. Popullsia reale e pranishme, sipas të gjitha vlerësimeve, nuk e kalon 1,5 milionëshin. Pas 20 vitesh kam frikë se do të bëhemi shtet me më pak se 1 milion banorë dhe atëherë do të kemi nga një i punësuar për një pensionist”, deklaroi kryeministri.

Sipas tij, kjo do të thotë kolaps i fondit pensional dhe kolaps i fondit shëndetësor.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

emri im eshte perdorur si tabele qitjeje reagon parashqevi simaku po me ulin dinjitetin per disa klikime 68dc3b1e42964
Lajmi i mëparshëm

“Emri im është përdorur si tabelë qitjeje”/ Reagon Parashqevi Simaku: Po më ulin dinjitetin për disa klikime

i moshuari nga shkupi ngjitet ne skene per te perqafuar bilall kasamin je kryetari me i suksesshem ne maqedoni 68dc44ef022d3
Lajmi i radhës

I moshuari nga Shkupi ngjitet në skenë për të përqafuar Bilall Kasamin: Je kryetari më i suksesshëm në Maqedoni

Të fundit nga

ShkoLartë