mickoski kryetari i gostivarit dhe gjithe te tjeret kane pergjegjesi morale hetimi do ta verteton pergjegjesine ligjore 6a5df4b4d7adb

Mickoski: Kryetari i Gostivarit dhe gjithë të tjerët kanë përgjegjësi morale, hetimi do ta vërteton përgjegjësinë ligjore

July 20, 2026
1 minut lexim
MICO

Kryeministri Hristijan Mickoski kërkon që kreu i Gostivarit dhe gjithë zinxhiri përgjegjës të mbajnë përgjegjësi morale për helmimin e qytetarëve të Gostivarit. Sipas tij, Instituti i Shëndetit Publik e ka bërë punën e vet, ndërsa tani në hap është Prokuroria Publike e cila duhet të dalë me kualifikimin e veprës penale. Për shkak se ujësjellësi në Gostivar është projekt i financuar nga jashtë dhe me mbështetjen e Qeverisë, Mickoski tha se përgjegjësi do të ketë edhe për mbikëqyrësin e punimeve i cili ka nënshkruar raportin kur ka mbaruar projekti.

“Nga i pari deri tek i fundit duhet të mbajnë përgjegjësi morale, pavarësisht asaj që nga ana tjetër Prokuroria do të merret me përgjegjësinë e nivelit tjetër. Por unë pres që nga kryetari i komunës e gjithë të tjerët me rend të mbajnë përgjegjësi morale si fillim. Sigurisht që ka mbikëqyrës që ka nënshkruar raportin. Sipas ligjit për ndërtim, patjetër të keni mbikëqyrës dhe kompani që i kontrollon punimet dhe të gjithë një për një do të shqyrtohen”, deklaroi Hristijan Mickoski, Kryeministër.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kallezim penal ndaj punonjesit ne universitetin e tetoves dyshohet se pervetesoi mbi 3 3 milione denare nga pagesat e studenteve 6a5df36301cae
Lajmi i mëparshëm

Kallëzim penal ndaj punonjësit në Universitetin e Tetovës, dyshohet se përvetësoi mbi 3.3 milionë denarë nga pagesat e studentëve

i akuzuari pranoi se e kanosi gucati pas seances kushdo qe fyen uck ne do te perballet me padi 6a5e0b5547298
Lajmi i radhës

I akuzuari pranoi se e kanosi, Gucati pas seancës: Kushdo që fyen UÇK-në do të përballet me padi

Të fundit nga

SHBA nis sulme të reja ndaj Iranit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur një valë të re sulmesh ndaj Iranit, duke synuar, sipas Komandës Qendrore Amerikane (CENTCOM), degradimin e kapaciteteve ushtarake iraniane që përdoren për sulme ndaj anijeve
ShkoLartë