mickoski kjo qeveri udheheq politike te qarte pro familjare 69597f9726b11

Mickoski: Kjo Qeveri udhëheq politikë të qartë pro-familjare

January 3, 2026
1 minut lexim

Dita e dytë në këtë pjesë të Maqedonisë dhe dita e dytë me lajm të bukur, sërish kopsht për fëmijë. Si Qeveri vazhdojmë të punojmë dhe të krijojmë kushte për më të vegjëlit, për më të dashurit. Këta janë fëmijët tanë. Si Qeveri udhëheqim politikë qartësisht të përcaktuar pro-familjare, politikë që nënkupton martesën, fëmijët, sepse kjo është e ardhmja e shtetit dhe e ardhmja e kombit. Gjithçka tjetër përfaqëson vlera të cilat, me gjithë rrezikun që sërish të kritikohem, kjo qeveri nuk mund t’i promovojë. Kjo Qeveri gjithmonë do të promovojë vlera pro-familjare, vlera për të cilat mendojmë se janë baza dhe themeli i një kombi dhe i një shteti.

Përveç atyre gjashtë procedurave falas për in vitro, të cilat i rritëm nga tre në gjashtë, vazhdojmë me hapjen e kopshteve të reja dhe eliminimin e listave të pritjes, ashtu siç u zotuam në program. Dje ishte Koçani, më në fund pas të gjitha peripecive u hap ai kopsht për 114 fëmijë, sot është ky zgjerim i kopshtit ekzistues në Tarincë, Komuna e Karbincit, për rreth pesëdhjetë fëmijë. Nesër ju ftoj në Sopisht të Shkupit, gjithashtu hapim një kopsht dhe vazhdojmë edhe në periudhën që vijon. Kur kësaj i shtohen edhe librat që i morën nxënësit e klasës së parë, ku familja përkufizohet si “nëna, babai, motra, vëllai dhe unë”, atëherë i përcaktojmë qartë politikat e kësaj Qeverie dhe në këtë drejtim do të vazhdojmë edhe në të ardhmen të promovojmë këtë lloj politikash.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bekim sali zulhajrat demiri eshte faqja e re per vrapcishtin 69597e3b47b52
Lajmi i mëparshëm

Bekim Sali: Zulhajrat Demiri është faqja e re për Vrapçishtin

aksident ne bypass in e fierit perplasen dy mjete ne mbrostar 69598c169d493
Lajmi i radhës

Aksident në bypass-in e Fierit, përplasen dy mjete në Mbrostar

Të fundit nga

ShkoLartë