mickoski keto zgjedhje lokale jane vazhdim i procesit te reformave proces i zhvillimit 69075cb847a89

Mickoski: Këto zgjedhje lokale janë vazhdim i procesit të reformave, proces i zhvillimit

November 2, 2025
1 minut lexim

Shkup, 2 nëntor – Ndjejmë se këto zgjedhje janë vazhdim i procesit të reformave, proces i zhvillimit, deklaroi sot kryeministri Hristijan Mickoski, pasi që së bashku me bashkëshorten Rozi votoi në kuadër të rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale, në shkollën fillore komunale “Dimo Haxhi Dimov” në Komunën e Karposhit.

Ai dëshiroi ditë zgjedhore të lumtur dhe të qetë, njejtë sikur edhe në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale.

“Për të cilat mendoj se janë bindshëm më demokratiket dhe më korrektet, të organizuara ndonjëherë në Maqedoninë demokratike. Dëshiroj që edhe kjo ditë të jetë e këtillë. I falënderoj qytetarët që dolën dhe votuan në rrethin e parë zgjedhor. Gjithashtu i falënderoj qytetarët, të cilët edhe gjatë rrethit të dytë zgjedhor do të dalin të votojnë”, theksoi Mickoski.

Me këtë rast ai shtoi se në këto zgjedhje, ka pasur dallim të qartë mes koncepteve që partitë politike i kanë ofruar.

Ai nënvizoi se pret që të jetë e qartë diferenca dhe fitorja e madhe edhe pas këtij rrethi të dytë.

Me këtë rast shtoi se ndryshimet kanë filluar, procesi i reformave tashmë ka filluar dhe ky është procesi që do të vijonte në vitet që janë para nesh.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ne saraj 186 ne cair 243 kshz jehona e votuesve ne qytetin e shkupit deri ne ora 1100 eshte 830 690755742b4b4
Lajmi i mëparshëm

“Në Saraj 1,86%, në Çair 2,43%”, KSHZ: Jehona e votuesve në Qytetin e Shkupit deri në ora 11:00 është 8,30%

deri ne ora 1300 dalja e votuesve ne raundin e dyte arrin 1996 69075d3222260
Lajmi i radhës

Deri në ora 13:00, dalja e votuesve në raundin e dytë arrin 19,96%

Të fundit nga

ShkoLartë