mickoski jane identifikuar rreth 20 persona te lidhur me zjarret 68c94a98ddf3e

Mickoski: Janë identifikuar rreth 20 persona të lidhur me zjarret

September 16, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske në lidhje me zjarrin e përsëritur të shkaktuar në Shkup dhe deklaratën e ministrit të Punëve të Brendshme, i cili mohoi se ekzistojnë persona që i ndezin zjarret, deklaroi:

“Unë tani nuk do të hyja në konstruksionin fillestar se më ka demantuar ministri i Punëve të Brendshme, këtë mëngjes keni parë, u paraqit një video e qartë ku shihet se si ndodh ndezja e qëllimshme e zjarrit në një objekt që shpërtheu sot në orën 04:30. Isha vazhdimisht në linjë me kryetarin e Komunës së Kisella Vodës, me ministrin dhe me njerëzit nga shërbimi i zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit. E patë se sa paturpësisht po bëhet zjarrvënie dhe kjo është vetëm një provë tjetër e asaj që kam thënë gjatë gjithë kohës, se për fat të keq, ka qendra pushteti që përpiqen të mbjellin frikë, panik tek qytetarët para zgjedhjeve. Dhe përgjigjen në pyetjen se kujt i përshtatet kjo, mendoj se me një analizë shumë të shkurtër do ta merrni vetë, nëse e bëni.

Sot, derirsa unë jam në Jegunovcë, është duke u mbajtur mbledhje e nivelit më të lartë të strukturave të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Janë identifikuar rreth njëzet persona për të cilët ekziston dyshim i bazuar se qëndrojnë pas gjithë këtij procesi. Njëkohësisht, kishim disa informacione që i kemi mbledhur gjatë ditëve të fundit dhe, në një aksion të koordinuar, Ministria e Punëve të Brendshme bashkë me Ministrinë e Mjedisit Jetësor do të veprojnë në ditët që vijojnë. Pra, për fat të keq, ka struktura të cilat në këtë mënyrë, do të thoja, përpiqen të fusin destabilitet dhe trazirë. Por siç thashë, ata do të ndërtojnë skenarë, do të përfitojnë në kurriz të tjerëve, do të ndezin zjarre, ndërsa ne do të punojmë me ndershmëri, do të luftojmë dhe në fund sërish do të fitojmë.“

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vlen mbyllem mbeturinat e bdi se me 19 tetor do ti shkaterrojme edhe fosilet e saj 68c93d7e29dcb
Lajmi i mëparshëm

VLEN: Mbyllëm mbeturinat e BDI-së, më 19 tetor do t’i shkatërrojmë edhe fosilet e saj!

vokshi thirrje peleshit kerkojme gjitheperfshirje respektoni rregulloren 68c94bf56e753
Lajmi i radhës

Vokshi thirrje Peleshit: Kërkojmë gjithëpërfshirje! Respektoni rregulloren

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,

Moti sot në Maqedoni

2 Shkup, 6 dhjetor – Sot vendi do të jetë nën ndikimin e motit të vranët në të gjithë territorin, i shoqëruar me reshje shiu. Sipas paralajmërimeve të Meteorologjisë (UHMK), reshjet do
ShkoLartë