HRISTIJAN MICKOSKI GAZETA MK 1

Mickoski: Investojmë në çdo vendbanim në Komunën e Bërvenicës (VIDEO)

September 4, 2025
1 minut lexim

Do të doja të shpreh mirënjohjen time për punën e përkushtuar që po bën kryetari i Komunës së Bërvenicës. Puna e tij është vërtet frymëzuese. Më shumë se 90 përqind e programit që ishte hartuar është përmbushur.

Ne, si Qeveri, në kuadër të projektit për financimin e komunave, mbështesim projektet që i ka përgatitur Komuna e Bërvenicës, dhe këto janë projekte për të gjithë qytetarët, në të gjitha vendbanimet, pa marrë parasysh nëse janë vendbanime me shumicë maqedonase, shqiptare, të përziera etj.

Duhet ta kuptojmë se përçarjet nuk sjellin të ardhme. Duhet ta kuptojmë se bashkimi, bashkëjetesa është ajo që duhet të jetë emëruesi i përbashkët i të gjithë banorëve këtu në Komunën e Brvenicës. Qytetarët le të shohin çfarë punohet dhe çfarë është realizuar, e jo të gjykojnë mbi bazë të përkatësisë etnike, përkatësisë politike apo mospërkatësisë.

Jam i bindur se me punën e tij pothuajse katërvjeçare, kryetari i komunës e ka të merituar besimin e banorëve të Komunës së Bërvenicës, dhe për herë të dytë, së bashku me Qeverinë, do të realizojmë edhe shumë projekte gjatë mandatit të ardhshëm katërvjeçar si kryetar i komunës këtu në Bërvenicë.

Kështu që Joco, edhe njëherë të uroj për gjithë atë që po bën. Të falënderoj të gjithë deputetët që vijnë nga Rajoni i Pollogut, që luftojnë për Komunën e Brvenicës, për Rajonin e Pollogut, dhe të gjithë ata që kontribuojnë në çdo projekt shtesë për kushte më të mira jetese për banorët e Bërvenicës dhe për banorët e Rajonit të Pollogut.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

si ne filmat e hollywood it morena pushton venecian 68b983753d044
Lajmi i mëparshëm

Si në filmat e Hollywood-it, Morena ‘pushton’ Venecian

bekim sali denon dhunen ndaj nxenesve shqiptare ne tetove drejtesia do te veproje 68b9879dc9357
Lajmi i radhës

Bekim Sali dënon dhunën ndaj nxënësve shqiptarë në Tetovë: “Drejtësia do të veprojë”

Të fundit nga

ShkoLartë