mickoski industria prodhuese turizmi dhe blerja e produkteve vendore kane shenuar rritje 68b487066cd89

Mickoski: Industria prodhuese, turizmi dhe blerja e produkteve vendore kanë shënuar rritje

August 31, 2025
1 minut lexim

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski shkruan në faqen e tij zyrtare në Facebook se rritja e vazhdueshme e prodhimit industrial është lajm shumë i mirë për ekonominë e Maqedonisë.

Siç informon kryeministri, prodhimi industrial në korrik të këtij viti është rritur për 4,1 për qind, krahasuar me muajin e njëjtë vitin e kaluar. Korriku është treguesi i parë për tremujorin e tretë të vitit 2025.

“Industria përpunuese është faktor kryesor për rritjen e prodhimit industrial me rritje prej shtatë për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Në mënyrë kumulative, prodhimi industrial nga fillimi i vitit që përfundon në korrik (në shtatë muajt e parë të vitit 2025) u rrit për tre për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa industria përpunuese është rritur për 4,5 për qind për të njëjtën periudhë. tërësisht po ndryshon struktura e ekonomisë së vendit”, thuhet në postimin e Mickoskit.

Mickoski shton se edhe turizmi ka shënuar rritje, pasi numri i rezervimeve për bujtje nëpër objekte hotelerike është më i kënaqshëm.

“Nga një vend, në të cilin krimi dhe korrupsioni ishin përditshmëri, ndërsa politika antikombëtare ishte shenjë mbrojtëse e qeverisë, tani jemi një vend i rritjes ekonomike, fitoreve dhe stabilitetit. Hap pas hapi do të bëjmë shumë më tepër. Nuk ka dorëzim. Politikë patriotike diplomatike, e cila ka për qëllimn mbrojtjen e interesave kombëtare”, thotë Mickoski.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pse berisha e le turbull pd ne 68b48652c0417
Lajmi i mëparshëm

Pse Berisha e lë turbull PD-në?!

kryen parakalime te rrezikshme gjobiten 3 drejtues automjetesh 68b488563ecb0
Lajmi i radhës

Kryen parakalime të rrezikshme, gjobiten 3 drejtues automjetesh

Të fundit nga

Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës

Prej 9 ditësh, qytetarët në Prishtinë nuk kanë pasur mundësi t’i shfrytëzojnë autobusët e Trafikut Urban për shkak të grevës. Kjo ka prekur edhe udhëtarët që paraprakisht kanë paguar bileta mujore. Megjithatë,
ShkoLartë