mickoski ilindeni le te na bashkoje dhe perkujtoje se cfare shteti duhet tu leme gjeneratave pas nesh 688def116ac41

Mickoski: Ilindeni le të na bashkojë dhe përkujtojë se çfarë shteti duhet tu lëmë gjeneratave pas nesh

August 2, 2025
1 minut lexim

Shkup, 2 gusht – Kryeministri Hristian Mickoski, sot nga Shkupi e uroi festën 2 Gushti – Ilindeni, Dita e Republikës.

“Kjo ditë le të na kujtojë sakrificën që kanë bërë gjeneratat që gjenerata jonë të kenë atë që kemi sot – që është një shtet i lirë dhe i pavarur i Maqedonisë. Le të na kujtojë sakrifica e tyre se çfarë shteti duhet t’u lëmë gjeneratave që vijnë pas nesh. Një shtet në të cilin do të kemi qytetarë të lumtur, një shtet që do të jetë i begatë. Një shtet që do të jetë atdhe për të gjithë, pavarësisht nga përkatësia etnike. Le të bashkojë kjo ditë, kjo është një ditë për bashkim. Le të festohet, madje do të thoja që le të jetë dita jonë e përjetshme. Le ta nderojmë me dinjitet, Shën Ilia na ndihmoftë”, tha Mickoski në deklaratë për mediat.

Kryeministri Mickoski i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Izet Mexhiti dhe nga ministrja e Mbrojtjes, Vesna Janevska paraprakisht vendosi lule te memoriali i presidentit të Republikës së Krushevës, Nikolla Karev para Kuvendit, në përmendoren e KAÇKM-së në parkun “Gruaja luftëtare” dhe në memorialin e kryetarit të parë të Presidiumit të KAÇKM, Metodia Andonov – Çento. 

Pasdite siç është paralajmëruar, kryeministri dhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski do ta kryesojë delegacionin e partisë në përbërje: kryetari i KK të Strugës të VMRO-DPMNE-së dhe zëvendësministrin e Drejtësisë, Alen Dereban, dhe deputetin Jovan Jauleski dhe do të vendosë lule në Tashmarunishtë, të Strugës.

Manifestimi qendror me rastin e Ilindenit do të mbahet në “Meçkin Kamen” në Krushevë, ku do të flasë presidentja Gordana Siljanovska – Davkova.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kryengritja e ilindenit dhe shqiptaret 688dea25efae6
Lajmi i mëparshëm

Kryengritja e Ilindenit dhe shqiptarët

ishin pjese e grupit kriminal qe prodhonin dhe trafikonin kanabis drejt greqise pranga 2 personave ne korce 688df8ad659dd
Lajmi i radhës

Ishin pjesë e grupit kriminal që prodhonin dhe trafikonin kanabis drejt Greqisë, pranga 2 personave në Korçë

Të fundit nga

ShkoLartë