mickoski fituesi i zgjedhjeve lokale eshte i qarte 68d01a8505e69

Mickoski: Fituesi i zgjedhjeve lokale është i qartë

September 21, 2025
1 minut lexim

Kryeministri Hristijan Mickoski ka deklaruar se fituesi i zgjedhjeve lokale, që do të mbahen më 19 tetor, është i qartë dhe ai është koalicioni qeverisës i udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja, transmeton TV21.

Nga Zernovca, Mickoski bëri të ditur se po mendojnë për ditën pas zgjedhjeve lokale, pasi sipas tij, Qeveria do të jetë më e fuqishme dhe me numër të madh të komunave që do të udhëhiqen nga koalicioni qeverisës.

“Janë zgjedhje! Është e logjikshme, që të ketë tensione të caktuara në disa komuna në Maqedoni. Do të ishte e palogjikshme nëse nuk do të ishte ashtu Edhe pse është i qartë fituesi në këto zgjedhje lokale. Ne tashmë bëjmë plan për ditën pas tyre, sepse dita pas tyre do të thotë Qeveri e fuqishme e udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja dhe koalicioni me një numër të madh të komunave të udhëhequra nga koalicioni qeverisës. Kështu që, mendojmë tashmë për ditën pas zgjedhjeve”, tha Mickoski.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

qmk zjarre aktive ne gjevgjeli tetove dhe krusheve zjarri ne fshatin trubareve nen kontroll 68d00d3ab070f
Lajmi i mëparshëm

QMK: Zjarre aktive në Gjevgjeli, Tetovë dhe Krushevë, zjarri në fshatin Trubarevë nën kontroll

analiza e the washington post a do kerkoj edi rama aktivizimin e nenit 5 te nato s nese nje sulm kibernetik vret diellen 68d01bb4ea5f9
Lajmi i radhës

Analiza e The Washington Post: A do kërkoj Edi Rama aktivizimin e Nenit 5 të NATO-s nëse një sulm kibernetik “vret” Diellën?

Të fundit nga

Moti sot në Maqedoni

2 Shkup, 6 dhjetor – Sot vendi do të jetë nën ndikimin e motit të vranët në të gjithë territorin, i shoqëruar me reshje shiu. Sipas paralajmërimeve të Meteorologjisë (UHMK), reshjet do
ShkoLartë