mickoski fillon ndertimi i kampusit te ri te universitetit nene tereza investim prej 42 milione eurosh 69ac711231a3e

Mickoski: Fillon ndërtimi i kampusit të ri të Universitetit “Nënë Tereza”, investim prej 42 milionë eurosh

March 7, 2026
1 minut lexim

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, njoftoi sot fillimin e ndërtimit të kampusit të ri modern të Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup, duke e cilësuar projektin si një investim strategjik për të ardhmen e arsimit të lartë në vend.

Sipas tij, qeveria ka siguruar gjithsej 42 milionë euro për realizimin e këtij projekti. Prej tyre, 40 milionë euro janë të dedikuara për ndërtimin e objekteve, ndërsa rreth 2 milionë euro për mbikëqyrjen e punimeve, me qëllim që procesi të zhvillohet në mënyrë profesionale, cilësore dhe transparente.

Kampusi i ri do të ndërtohet në një sipërfaqe prej rreth 31 mijë metrash katrorë dhe do të përfshijë objekte moderne universitare, amfiteatro, hapësira për studentë, salla sportive, pishinë dhe infrastrukturë bashkëkohore që do t’u përgjigjet nevojave të arsimit të lartë modern.

Mickoski theksoi se investimi është pjesë e një vizioni më të gjerë për zhvillimin e arsimit në vend. Ai nënvizoi se një ekonomi e fortë nuk mund të ekzistojë pa universitete të forta dhe pa të rinj të arsimuar e të motivuar.

“Kampusit i ri nuk do të jetë vetëm një vend për ligjërata dhe provime, por një hapësirë ku do të krijohet dije, do të lindin ide dhe ku të rinjtë do ta ndërtojnë të ardhmen e tyre”, u shpreh kryeministri.

Ai shtoi se qëllimi i qeverisë është që të rinjtë të kenë mundësi të studiojnë, të zhvillohen dhe të ndërtojnë karrierën e tyre në vendin e tyre, ndërsa universitetet të shndërrohen në qendra të dijes, kërkimit shkencor dhe inovacionit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

garda revolucionare e iranit kemi sulmuar me raketa bazen amerikane ne bahrein 69ac6b36e1f5f
Lajmi i mëparshëm

Garda Revolucionare e Iranit: Kemi sulmuar me raketa bazën amerikane në Bahrein

chappell roan vazhdon guximin e saj modes ne pisten e acne studios 69ac72b620a9b
Lajmi i radhës

Chappell Roan vazhdon guximin e saj modës në pistën e Acne Studios

Të fundit nga

Kosova arrin fitore të madhe në Kroaci

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e vajzave ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në udhëtim ndaj Kroacisë, duke triumfuar me rezultat 1:0 në Karlovac, në ndeshjen e Grupit 2 të Ligës C
ShkoLartë