mickoski fillojme me projektin per fazen e trete te hekurudhes drejt bullgarise 68b19e9c82eea

Mickoski: Fillojmë me projektin për fazën e tretë të hekurudhës drejt Bullgarisë

August 29, 2025
1 minut lexim

“Kjo do të ketë rëndësi të madhe për ne si shtet, për Maqedoninë në tërësi, sepse në këtë mënyrë do ta konfirmojmë atë synimin tonë, e ai është të jemi nyje lidhëse e dy korridoreve panevropiane shumë të rëndësishme, Korridorit 10 dhe Korridorit 8”, tha Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske se deri ku janë përgatitjet procesuale për fazën e tretë të ndërtimit të hekurudhës me Bullgarinë.

“Faza e tretë është në proces zhvillimi, do të thoja. Me rëndësi është që të gjitha ato pengesa që ndodhnin në të kaluarën janë tejkaluar. Është arritur marrëveshje me fqinjin tonë lindor. Pjesa jonë do të thoja, me vendimin e Qeverisë për aktivizimin e grantit, që nënkupton mbështetje teknike nga Banka Evropiane e Investimeve, do të thotë se edhe ne po fillojmë me këtë projekt. Mbështetja teknike nënkupton rishikimin e projektit themelor, rishikimin e të gjithë dokumentacionit dhe më pas shpalljen e thirrjes publike për ndërtimin e fazës së tretë, me çka praktikisht do ta përmbyllim të gjithë segmentin i cili është pjesë e Korridorit 8, nga Kumanova deri në kufi me Bullgarinë”, deklaroi kryeministri Mickoski.

Ai theksoi se procesi përparon mirë, kështu që me këtë Korridori 8 do të jetë plotësisht i realizuar.

“Korridori 10, siç e dini, është pjesë e projektit që e kemi me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar dhe aty jemi në fazë të avancuar. Prandaj lajme të mira, momente të mira do të ketë për Maqedoninë dhe qytetarët në periudhën që vijon”, theksoi Mickoski.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

adelina berisha shkelqen ne setin e ri fotografik duket atraktive ne pozat e reja 68b19a71a52e4
Lajmi i mëparshëm

Adelina Berisha shkëlqen në setin e ri fotografik, duket atraktive në pozat e reja

BUJAR OSMANI 1
Lajmi i radhës

Osmani prezantoi planin për ndryshim rrënjësor: Ndërmarrje të re komunale ‘Për një Çair të pastër’

Të fundit nga

ShkoLartë