mickoski e kurti takohen ne nju jork diskutojne per marredheniet e fqinjesise se mire dhe bashkepunimin rajonal 6ab4158d2f60d

Mickoski e Kurti takohen në Nju Jork, diskutojnë për marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimin rajonal

September 23, 2026
1 minut lexim

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski zhvilloi një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ku diskutuan për marrëdhëniet mes dy vendeve, bashkëpunimin rajonal dhe mundësitë për zhvillim të përbashkët.

Mickoski, përmes një postimi në Facebook, bëri të ditur se me Kurtin kanë diskutuar edhe për sfidat e përbashkëta me të cilat përballen Maqedonia e Veriut dhe Kosova, si dhe për mundësitë për avancimin e bashkëpunimit.
“Zhvillova takim me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ku diskutuam për avancimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, bashkëpunimin rajonal, si dhe sfidat dhe mundësitë e përbashkëta për zhvillimin e dy vendeve tona”, shkroi Mickoski.

Ai shtoi se të dyja palët do të vazhdojnë dialogun e hapur dhe konstruktiv, me synim, siç theksoi, ndërtimin e një rajoni të qëndrueshëm, të ndërlidhur dhe prosperues.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rezarta shkurta realizon nje fotosesion provokues me bashkeshortin e saj ermal hoxha 6ab412be8ae7c
Lajmi i mëparshëm

Rezarta Shkurta realizon një fotosesion provokues me bashkëshortin e saj, Ermal Hoxha

ajdini beteja per ish kreret e uck se duhet te jete juridike jo folklorike 6ab416ad3e5ed
Lajmi i radhës

Ajdini: Beteja për ish-krerët e UÇK-së duhet të jetë juridike, jo folklorike

Të fundit nga

ShkoLartë