mickoski do ta le politiken pergjithmone nese filipce gjen nje emigrant te vetem si pjese te ndonje marreveshje me britanine 69396e7db67ea

Mickoski: Do ta lë politikën përgjithmonë nëse Filipçe gjen një emigrant të vetëm si pjesë të ndonjë marrëveshje me Britaninë

December 10, 2025
1 minut lexim

Kryeministri Hristijan Mickoski i është përgjigjur akuzave të Venko Filipçes për çështjen e emigrantëve, i cili tha se se në pranverë do të ketë zgjedhje dhe se do të vijnë emigrantë që do të vendosen në banesa sociale, me të drejtë vote në zgjedhje. Mickoski tha se do ta lë politikën, nëse nga LSDM do të gjejnë një emigrant të vetëm në vendin tonë, si rezultat i ndonjë marrëveshjeje me Britaninë.

“Ja do t’i japë deri në pranverë hapësirë Filipçes, që së bashku me Fërçkoskin dhe Zhernovskin, të shkojnë dhe të kërkojnë emigrantë në të gjithë territorin e shtetit, të cilët janë pjesë e ndonjë marrëveshjeje me Britaninë. Nëse gjejnë një të vetëm, unë do ta lë politikën përgjithmonë. Përndryshe, pres që të tre të kërkojnë falje. Jam i gatshëm që kjo të vlejë për të gjithë mandatimin tim, por ata dhanë një afat deri në pranverë, dhe unë u them, deri në pranverë, nëse gjejnë një migrant që është pjesë e marrëveshjes me Britaninë, unë nuk do të merrem më me politikë. Përndryshe, pres që të dalin para opinionit publik të Maqedonisë dhe të kërkojnë falje. Mendoj se kjo është politike e drejtë,” tha Mickoski.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pushimet e endrrave qe ju pershtaten sipas shenjes se horoskopit 693964f28e625
Lajmi i mëparshëm

Pushimet e ëndrrave që ju përshtaten, sipas shenjës së horoskopit

aksion policore ne haracine singelic e cair ndalohen 12 persona 6939759894b2a
Lajmi i radhës

Aksion policorë në Haraçinë, Singeliç e Çair, ndalohen 12 persona

Të fundit nga

Shpërthen Benita: Elijona ka shumë fytyra!

Banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Benita, ka deklaruar se Elijona ka shumë fytyra, dhe sipas saj, nuk është aq engjëllore sa duket. Në fakt, teksa bisedonte me Klodin, Benita

Kuzhina italiane zyrtarisht pasuri e UNESCO

Sikur ‘carbonara’ të kishte këmbë, sot do të kërcente nga gëzimi. Në orën 10:44, në New Delhi, Komiteti Ndërqeveritar i UNESCO-s dha zyrtarisht miratimin: kuzhina italiane hyn në listën e trashëgimisë kulturore jomateriale të
ShkoLartë