mickoski cmimi i energjise elektrike nuk do te rritet mund edhe te ulet 6aa16821c8555

Mickoski: Çmimi i energjisë elektrike nuk do të rritet, mund edhe të ulet

September 9, 2026
1 minut lexim

Kryeministri Hristijan Mickoski ka deklaruar se qytetarët nuk duhet të presin rritje të çmimit të energjisë elektrike, ndërsa tha se po punohet edhe për mundësinë e uljes së tij.

Duke folur për çmimin e energjisë elektrike, Mickoski tha se Qeveria po përgatit një metodologji që synon fillimisht ruajtjen e çmimit aktual, por edhe shqyrtimin e mundësisë për ta bërë atë më të lirë.

“Për energjinë elektrike po përgatisim një metodologji me të cilën do të përpiqemi, të paktën, ta ruajmë të njëjtin çmim. Pse të mos përpiqemi edhe ta bëjmë më të lirë?”, deklaroi Mickoski.

Kryeministri tha se, sipas vlerësimeve të Qeverisë, vendi e pret një dimër të qëndrueshëm sa i përket furnizimit me energji.

Ai theksoi se që nga ardhja e kësaj qeverie në pushtet, çmimi i energjisë elektrike për amvisëritë nuk ka pasur rritje reale, pavarësisht sfidave të mëdha në sektorin energjetik.

“Pavarësisht të gjitha sfidave, sot mund të them se situata është e qëndrueshme. Do të kemi një dimër të qëndrueshëm”, tha Mickoski.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kancelari gjerman shtyn telefonaten me trumpin 6aa164b069f33
Lajmi i mëparshëm

Kancelari gjerman shtyn telefonatën me Trumpin

hetimet per vrasjen e 26 vjecarit vazhdojne mister mbetet dalja e te dyshuarit nga burgu 6aa1696e7e948
Lajmi i radhës

Hetimet për vrasjen e 26-vjeçarit vazhdojnë, mister mbetet dalja e të dyshuarit nga burgu

Të fundit nga

ShkoLartë