mickoski askush nuk ka te drejte ta shfrytezoje nje tragjedi familjare per pike politike 69ad8a88e7123

Mickoski: Askush nuk ka të drejtë ta shfrytëzojë një tragjedi familjare për pikë politike

March 8, 2026
1 minut lexim

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski, reagoi sot ndaj konferencës për shtyp të kryetares së Forumit të Grave të LSDM-së, duke vlerësuar se ngjarja tragjike në lagjen Karposh të Shkupit po përdoret për sulme politike.

Sipas Mickoskit, paraqitja e përfaqësueses së LSDM-së u shoqërua me simbolikë që, siç tha ai, ishte e lidhur me Revolucionin e Lartë, por edhe me tragjedinë në të cilën humbën jetën një nënë dhe vajza e saj.

“Në prag të 8 Marsit, në Forumin e Grave të LSDM-së u mbajt një konferencë për shtyp, në të cilën Shukova ishte e rrethuar nga gra të reja me duar të lyera me të kuqe. Sipas mendimit tim, kjo bëri një lidhje si me Revolucionin e Lartë ashtu edhe me tragjedinë në Karposh. Ajo ngjarje u përdor si rast për sulme të përditshme politike. Askush nuk ka të drejtë ta shndërrojë një tragjedi familjare në një mjet për të fituar pikë politike, veçanërisht në një kohë kur shoqëria duhet të flasë për dinjitetin dhe sigurinë e grave“, tha Mickoski.

Ai vlerësoi se performancat e LSDM-së në periudhën e fundit, sipas tij, janë të reduktuara në përsëritjen e të njëjtave narrativa dhe akuza politike.

“Kur një strukturë politike përsërit vazhdimisht të njëjtat histori dhe sulme, bëhet e qartë se problemi nuk është vetëm politik. Jemi seriozisht të shqetësuar për situatën në të cilën ndodhet lidershipi i LSDM-së. Paniku dhe përpjekjet e dëshpëruara për ta përdorur tragjedinë si platformë politike janë të dukshme”, tha Mickoski.

Mickoski theksoi se vendi është në një kontekst kompleks ndërkombëtar dhe bëri thirrje për përgjegjësi më të madhe politike.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

mickoski kemi cmimet me te lira te naftes vendet fqinje vershuan tek ne 69ad838222d32
Lajmi i mëparshëm

Mickoski: Kemi çmimet më të lira të naftës, vendet fqinje vërshuan tek ne

banoret nuk ndalen me akuzat kundrejt njera tjetres ji vetvetja moj 69ad8c68c4573
Lajmi i radhës

Banoret nuk ndalen me akuzat kundrejt njëra tjetrës: Ji vetvetja moj

Të fundit nga

Alisson Becker nuk udhëton drejt Stambollit

Portieri titullar i Liverpoolit, Alisson Becker, do të mungojë në ndeshjen e së martës në UEFA Champions League ndaj Galatasaray, e cila zhvillohet në orën 18:30. Gardiani brazilian nuk ka udhëtuar me
ShkoLartë