Aktorja legjendare Michelle Pfeiffer mori vëmendje të madhe gjatë premierës britanike të serialit të ri The Madison, ku u shfaq në tapetin e kuq së bashku me kolegët e saj të kastit. Ajo u shfaq elegante dhe tërhoqi shumë vlerësime për paraqitjen e saj.
Në këtë event morën pjesë edhe aktoret Elle Chapman dhe Beau Garrett, të cilat janë pjesë e serialit dhe interpretuan së bashku me Pfeiffer në historinë dramatike që zhvillohet mes jetës urbane dhe asaj në natyrën e Montanës , shkruan Daily mail, përcjell “Bota sot”.
Pfeiffer u shfaq me një fustan elegant të zi të zbukuruar me perla, duke e kombinuar me aksesorë të ngjashëm dhe taka klasike, një stil që u vlerësua shumë nga fansat dhe mediat në rrjetet sociale.

Në tapetin e kuq ajo pozoi edhe me aktorin Kurt Russell, i cili gjithashtu luan një rol kryesor në serial. Dyshja janë në qendër të historisë që fokusohet tek një familje dhe lidhjet e saj emocionale.
Seriali tregon historinë e një familjeje nga New York që zhvendoset në luginën e lumit Madison në Montana, duke eksploruar tema si humbja, lidhjet familjare dhe transformimi personal.

Në projekt, Pfeiffer interpreton personazhin Stacy Clyburn, figurë qendrore e familjes dhe nënë e personazheve të luajtura nga Chapman dhe Garrett.
Seriali përbëhet nga gjashtë episode dhe pritet të publikohet në platformën Paramount+, duke qenë një nga projektet më të përfolura televizive të periudhës së fundit.

Burimi: botasot.info


