michael douglas rrefen perplasjen me julia roberts mbetem miq me kiefer me julia jo aq 6ac6a3e3a19c6

Michael Douglas rrëfen përplasjen me Julia Roberts: Mbetëm miq me Kiefer, me Julia jo aq

October 7, 2026
1 minut lexim

Michael Douglas ka rrëfyer një episod të sikletshëm nga vitet ’90, kur një përplasje me Julia Roberts në një festë pas ceremonisë së Golden Globes ndikoi në marrëdhënien mes tyre.

Ngjarja ndodhi në vitin 1990, gjatë periudhës kur Douglas ishte producent i filmit “Flatliners”, ku Roberts dhe Kiefer Sutherland luanin ndër rolet kryesore. Aktori kishte marrë me vete edhe djalin e tij, Cameron, i cili në atë kohë ishte 13 vjeç.

 Sipas rrëfimit të Douglas në kujtimet e tij të reja, “One Helluva Ride”, ai pa Roberts pranë djalit të tij në barin e eventit. Aktori pranon se kishte konsumuar shumë alkool dhe e interpretoi situatën në mënyrë të gabuar.

Douglas kujton se i tha aktores: Hiqi duart nga djali im dhe merre atë Golden Globe dhe fute aty ku nuk bie dielli.
 
Të nesërmen, Douglas kuptoi se reagimi i tij kishte kaluar kufirin. Ai tregon se partneri i tij në produksion e telefonoi për t’i thënë se duhej të flisnin, pasi incidenti kishte ndodhur me një prej aktoreve më të kërkuara të Hollywood-it në atë periudhë.

 Aktori më pas u përpoq të rregullonte situatën. Ai i dërgoi Roberts lule me një kërkim faljeje dhe më vonë kërkoi falje personalisht si ndaj saj, ashtu edhe ndaj Kiefer Sutherland.

Roberts dhe Sutherland vazhduan të ishin pjesë e produksionit dhe “Flatliners” u përfundua, por Douglas pranon se marrëdhënia e tij me Roberts nuk u rikthye më si më parë.

 Mbetëm miq me Kiefer. Me Julia, jo aq-shkruan ai në kujtime.

Në “One Helluva Ride”, Douglas flet hapur edhe për periudhën kur përballej me varësinë nga alkooli dhe kokaina. Ai e përshkruan incidentin me Roberts si një nga episodet që e ka kujtuar për vite me radhë me siklet dhe pendesë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rezervat boterore te naftes po shterojne vetem rreth 10 per qind mbeten te disponueshme 6ac6a313a726e
Lajmi i mëparshëm

Rezervat botërore të naftës po shterojnë, vetëm rreth 10 për qind mbeten të disponueshme

veteranet nga kroacia kujtojne kontributin e shqiptareve ne luften per liri 6ac6be54222bd
Lajmi i radhës

Veteranët nga Kroacia kujtojnë kontributin e shqiptarëve në luftën për liri

Të fundit nga

Trazira nga Zürichu në Tiranë: Gen Z ndez Evropën

Protestat e udhëhequra nga të rinjtë, që po tronditin Evropën këtë vjeshtë, përfunduan të shtunën në mbrëmje me dhunë në disa vende njëkohësisht. Përplasje me policinë, plaçkitje dyqanesh dhe bomba molotov u
ShkoLartë