michael douglas paska nje emer te cuditshem perkedheles per catherine zeta jones 68d64c31b3d5e

Michael Douglas paska një emër të çuditshëm përkëdhelës për Catherine Zeta-Jones!

September 26, 2025
1 minut lexim

Michael Douglas i ka habitur fansat pasi e ka quajtur të shoqen, Catherine Zeta-Jones, “motrën e ditëlindjes”.

Të dy e kanë ditëlindjen më 25 shtator, me 25 vite diferencë. Për të uruar njëri-tjetrin, aktorët ndanë postime në rrjetet sociale përkatëse me urimet e ditëlindjes. Por urimi i Douglas ka nxitur ca reagime.

“Për motrën time të ditëlindjes, çfarë lumturie që po festoj një tjetër vit me ty!”, shkroi ai në një foto. “Urime për lojën tënde spektakolare në Celebrity Ryder Cup”, vijoi 81-vjeçari. “Gëzuar ditëlindjen dashuria e jetës sime!”

Ndjekësit janë shprehur të habitur duke thënë: “Mos e quajte gruan motër? Apo më bëjnë sytë?”

Kurse aktorja 56-vjeçare shkroi: “Gëzuar ditëlindjen Michael! Ndarja e kësaj dite të veçantë me ty ndodh një herë në jetë!”

Douglas dhe Zeta-Jones janë të martuar që prej nëntorit të vitit 2000. Ata kanë dy fëmijë, vajzën, Carys dhe djalin, Dylan. Douglas ka edhe një djalë 46-vjeçar, Cameron, nga martesa e mëparshme me Diandra Luker.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

agjenda e partive politike ne diten e trembedhjete te fushates per zgjedhjet lokale 68d64b0f2fd8d
Lajmi i mëparshëm

Agjenda e partive politike në ditën e trembëdhjetë të fushatës për zgjedhjet lokale

arrestohet nje grua nga shkupi qe sulmoi nenen e saj i eshte caktuar paraburgim 68d65058a0eb2
Lajmi i radhës

Arrestohet një grua nga Shkupi që sulmoi nënën e saj, i është caktuar paraburgim

Të fundit nga

ShkoLartë