micevski bdi eshte kunder kandidateve te pavarur ne zgjedhjet lokale u pengon edhe pragu prej 05 per qind 68a09c6220a1c

Micevski: BDI është kundër kandidatëve të pavarur në zgjedhjet lokale, u pengon edhe pragu prej 0,5 për qind

August 16, 2025
min lexim

Shkup, 16 gusht – Treguam se duam të kapërcehen pasiguritë ligjore dhe se e vetmja gjë që është e rëndësishme për ne është të sigurojmë kushte të barabarta për pjesëmarrjen e të gjithë qytetarëve të interesuar në zgjedhjet e ardhshme lokale, tha sot koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski, në debatin për ndryshimet dhe plotësimet në Kodin Zgjedhor, me të cilat duhej të rregullohet se çfarë përqindjeje të nënshkrimeve nga numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar në ekstraktin e Listës Zgjedhore të Njësisë Zgjedhore (NjZ) duhet të mbledhin kandidatët e pavarur për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale.

 Ndryshimet dhe plotësimet nuk u miratuan. Morën mbështetje nga shumica e deputetëve, por ishte e nevojshme të votohet edhe me Badinter. Në këtë rast, 18 deputetë nga komunitetet më të vogla etnike ishin kundër, dhe 11 votuan “pro”.

 Pasi deputetët nga koalicioni Fronti Europian gjatë seancës reaguan se ndryshimet janë në interes të partive në pushtet, dhe jo të qytetarëve, Micevski vlerësoi se BDI-së nuk i interesojnë kandidatët e pavarur, por “po ndjek një politikë në të cilën ata janë viktima”.

“Qëllimi juaj është tjetër, të paraqiteni para votuesve tuaj sikur dikush po bën diçka kundër jush, ndërsa thelbi është shumë i thjeshtë – kandidaturat e pavarura për kryetarë komune dhe lista këshilltarësh të mund të marrin pjesë në zgjedhjet lokale, por ju po e shfuqizoni këtë”, theksoi Micevski. 

 Ai përkujtoi se në drejtim të rregullimit të interpretimeve të ndryshme ligjore dhe paqartësitë në procedurën e mbledhjes së nënshkrimeve për dorëzimin e listave të kandidatëve nga kandidatët e pavarur, grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së dhe partnerët e koalicionit paraqitën ndryshime në Kodin Zgjedhor që duhet të rregullojnë përkohësisht këtë procedurë, e cila më parë ishte shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese. Me këtë zgjidhje, siç shpjegoi, plotësohet zbrazëtira ligjore dhe vendosen rregulla të qarta për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidaturat për kryetarë komune dhe këshilltarë nga një grup votuesish.

  Paradite ndryshimet dhe plotësimet në Kodin Zgjedhor u vunë në rend dite të seancës parlamentare për t’u miratuar me procedurë të shkurtuar. Më pas, ato u debatuan Komisioni amë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive dhe Komisioni LIgjvënës dhe Juridik. Komisioni Parlamentar për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive i dërgoi ato për procedurë të mëtejshme në Kuvend, duke miratuar amendamentin nga E Majta – kur paraqitësi i listës së kandidatëve për deputetë është një grup votuesish, duhet të jetë e nevojshme të mblidhen të paktën 0,5 për qind e nënshkrimeve të votuesve të regjistruar në ekstraktin e Listës Zgjedhore të Njësisë Zgjedhore (NjZ), në vend të zgjidhjes së propozuar fillimisht e cila parashikonte mbledhjen e nënshkrimeve 0,95 për qind të votuesve të regjistruar.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mexhiti nga sllupcani e likova nis ndryshimi me vlen in 68a0973dc50dc
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti: Nga Sllupçani e Likova nis ndryshimi me VLEN-in

restaurimi i kishes 1300 vjecare ishte mbyllur prej 5 vitesh nis nderhyrja ne kishen e arrezit ne lushnje 68a0a5c2aad68
Lajmi i radhës

Restaurimi i kishës 1300 vjeçare! Ishte mbyllur prej 5 vitesh, nis ndërhyrja në kishën e Arrëzit në Lushnjë

Të fundit nga

ShkoLartë