mf edhe 14 2 milione euro perkrahje per kompanite vendore jane transferuar dy transhe nga buxheti te banka zhvillimore 694a99106ff85

MF: Edhe 14.2 milionë euro përkrahje për kompanitë vendore, janë transferuar dy transhe nga Buxheti te Banka Zhvillimore

December 23, 2025
1 minut lexim

Shkup, 23 dhjetor – Ministria e Financave ka ka kryer pagesën e dy transheve të tjera nga Buxheti kundrejt Bankës Zhvillimore për përkrahjen e kompanive vendore. Përkatësisht, është paguar e transheja me vlerë prej 305 milionë denarëve dhe transheja prej 568 milionë denarëve, përkatësisht në vlerë të përgjithshme prej 873 milionë denarëve ose 14.2 milionë eurove.

Me pagesën e këtyre transheve, përkrahja e përgjithshme e shtetit ndaj ekonomisë vendore është 217.5 milionë euro nga gjithsej mjetet e planifikuara prej 250 milionë eurove për përkrahjen e kompanive vendore.

Qeveria i siguroi mjetet përmes linjës kreditore nga Banka Hungareze Eksport-Import, për përkrahjen e ekonomisë vendore. Përkrahje përfshin plasimin e mjeteve me kushte të favorshme për kompanitë në drejtim të realizimit të investimeve private, me ç’rast ato do të sigurojnë zhvillimin e tyre dhe nxitjen e rritjes ekonomike. Mjetet janë plasuar te shfrytëzuesit e fundit përmes bankave afariste, ku norma e interesit është 1.95% në nivel vjetor, afati i shlyerjes 15 vjet dhe periudha grejs është 3 vjet.

Buxheti i përgjithshëm për përkrahjen e kompanive vendore të parapara me Buxhetin është 250 milionë euro, ndërsa vlera e ciklit investues vlerësohet të jetë rreth 300 milionë euro.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

afrim gashi donacion per permiresimin e kushteve ne tri shkolla 694a91f68a885
Lajmi i mëparshëm

Afrim Gashi: Donacion për përmirësimin e kushteve në tri shkolla

sekretari i pergjithshem i kryeministrise engjell agaci nen lupen e spak shfaqet ne publik me badigarde 694a9b159bff9
Lajmi i radhës

Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi nën lupën e SPAK, shfaqet në publik me badigardë

Të fundit nga

ShkoLartë