IZET MEXHITI 1

Mexhiti: ZNAM-i dhe BDI po veprojnë të sinkronizuar kundër shqipes në jurisprudencë 

November 10, 2026
1 minut lexim

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka akuzuar ZNAM-in dhe BDI-në se po veprojnë në mënyrë të sinkronizuar lidhur me çështjen e dhënies së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Duke folur në emisionin “Verdict” në TVM2, Mexhiti ka thënë se zhvillimet e fundit kanë dëshmuar qëndrimet e mëparshme të VLEN-it, ndërsa theksoi se studentët shqiptarë duhet të jenë të qetë lidhur me këtë çështje.

“Qytetarët duhet ta dinë pse veprohet në mënyrë të sinkronizuar, veprojnë edhe njëra edhe tjetra. Që qytetari ta ketë më të qartë, edhe në komunizëm, pluralizëm edhe pas vitit 2001, derisa VLEN nuk ka qenë në qeveri, provimin e jurisprudencës studentët shqiptarë e kanë dhënë në gjuhën maqedonase”, deklaroi Mexhiti.

Ai theksoi se për herë të parë, me kërkesën e studentëve dhe në kuadër të përbërjes aktuale qeveritare është arritur marrëveshje për miratimin e një ligji të veçantë që do të mundësojë dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.

“Është hera e parë që studentët e kërkuan këtë dhe në këtë qeveri, me këta numra, arritëm te marrëveshja që për herë të parë në historinë e vendit të sillet ligj për provimin e jurisprudencës”, u shpreh Mexhiti.

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rrefimi per borxhet akili emocionon me historine e tij 6af245728f634
Lajmi i mëparshëm

Rrëfimi për borxhet, Akili emocionon me historinë e tij

arifi akuzon bdi ne per mosveprim aliti kunderpergjigjet po ju cfare bete ne pushtet 6af2601562064
Lajmi i radhës

Arifi akuzon BDI-në për mosveprim, Aliti kundërpërgjigjet: Po ju, çfarë bëtë në pushtet?

Të fundit nga

ShkoLartë