mexhiti xhavit hasani histori e gjalle e ndergjegjes sone kombetare 68bdc171a23a7

Mexhiti: Xhavit Hasani, histori e gjallë e ndërgjegjës sonë kombëtare

September 7, 2025
1 minut lexim

Takimet me Xhavit Hasanin janë gjithnjë të këndshme, sepse ai është histori e gjallë e ndërgjegjës sonë kombëtare. Kështu është shprehur Izet Mexhiti, kandidat i VLEN për kryetar të Komunës së Çairit në një publikim të tij në rrjetet sociale, pas takimit me Xhavit Hasanin, një nga figurat e njohura për kontributin ndaj çështjes kombëtare shqiptare.

Mexhiti ka shkruar më tutje se Xhavit Hasani nuk është vetëm dëshmitar, por edhe pjesëmarrës i drejtpërdrejtë në ngjarjet më të rëndësishme për lirinë dhe dinjitetin e shqiptarëve.

“Kontributi i tij në të gjitha betejat historike të kombit tonë ishte e mbetet shembull frymëzimi për gjeneratat e reja, të cilat sot jetojnë të lirë për shkak të angazhimit të palodhur të z. Hasanit me shokë.
Të bisedosh me Xhavitin do të thotë të prekësh historinë nga afër, të kuptosh rrugën e mundimshme të kombit tonë dhe të ndiesh forcën e idealit, që i dha jetë lirisë. Respekt e mirënjohje përherë për të!”, ka shkruar Mexhiti.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kumanove viti i ri shkollor sjell nje rritje te pritur te infeksioneve respiratore 68bdc0d58e7c9
Lajmi i mëparshëm

Kumanovë, viti i ri shkollor sjell një rritje të pritur të infeksioneve respiratore

specat e bllokuar ne slloveni xhixho shqiperia rrezik edhe per te tjeret 68bdc2d472fc2
Lajmi i radhës

Specat e bllokuar në Slloveni, Xhixho: Shqipëria rrezik edhe për të tjerët

Të fundit nga

ShkoLartë