Kryetari i komunës së Çairit dhe njëri nga liderët kryesorë të koalicionit qeverisës VLEN, Izet Mexhiti, ka deklaruar se ky koalicion tashmë ka hyrë në historinë politike si fitues absolut i zgjedhjeve lokale.
“Diku festojmë, sepse janë diku 5-6 komuna që i kemi fituar që në rrethin e parë si VLEN. Pra, jemi fitues absolut i zgjedhjeve lokale, dhe në rrethin e dytë shkojmë për t’i përmbyllur komunat ku jemi në balotazh. E shoh energjinë dhe atmosferën, dhe kjo më bën të besoj fort se edhe në rrethin e dytë VLEN do të dalë fitues”, theksoi Mexhiti.
Këto deklarime të Mexhitit vijnë në një moment kur koalicioni VLEN po shënon një valë entuziazmi dhe mbështetje të gjerë qytetare në gjithë vendin. Rezultatet e raundit të parë dëshmojnë për një besim të madh të elektoratit, që ka zgjedhur ndryshimin, transparencën dhe përgjegjësinë si vlera të reja të qeverisjes lokale.



