mexhiti viziton dy vajzat e lindura ne oret e para te vitit te ri ne cair 6956a4504d8f6

Mexhiti viziton dy vajzat e lindura në orët e para të vitit të ri në Çair

January 1, 2026
1 minut lexim

Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti, në ditën e parë të vitit 2026 në gjinekologjinë në Çair, ka vizituar dy foshnjat e para të lindura këtë vit.
“Në minutat e para të vitit 2026, në Çair erdhën në jetë dy vajza. Një fillim që solli jetë dhe gëzim.
Për këtë ardhje të veçantë, nënës dhe vajzave iu dhuruam ar dhe lule. Ar, si urim për vlerë dhe fat të mirë në çdo hap të jetës. Lule, si dëshirë për një rrugë të mbushur me butësi, ngjyra dhe dashuri. Këto dhurata janë një përshëndetje e vogël, por me kuptim të madh, për dy jetë që e hapën vitin e ri me buzëqeshje dhe shpresë, për shtëpinë dhe komunën tonë.
Mirë se erdhët në jetë. U rritshi me shëndet, dashuri dhe fat”, ka shkruar Mexhiti.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rritje e re lineare me pensionin e marsit 6956a2f8ee739
Lajmi i mëparshëm

Rritje e re lineare me pensionin e marsit

shqiperia merr komanden e batalionit shumekombesh te rezerves operacionale te kfor it per vitin 2026 6956b0d433359
Lajmi i radhës

Shqipëria merr komandën e batalionit shumëkombësh të Rezervës Operacionale të KFOR-it për vitin 2026

Të fundit nga

Perandoria luksoze e Ronaldos

Cristiano Ronaldo, përveç karrierës legjendare në fushën e blertë, ka ndërtuar një perandori luksi dhe investimesh. Së fundi ai bleu dy vila në ishullin “Nujuma”, në Arabinë Saudite, për rreth 8 milionë
ShkoLartë