Kryetari i Komunës së Çairit dhe njëri nga liderët e koalicionit qeverisës VLEN, Izet Mexhiti, ka reflektuar për vitin që po e lëmë pas, duke e cilësuar atë si një periudhë të mbushur me sfida, angazhim dhe përkushtim të vazhdueshëm, por që në fund u kurorëzua me suksese, arritje dhe mësime të çmuara.
Në një postim në rrjetet sociale, Mexhiti thekson se çdo hap, angazhim dhe sakrificë kanë kontribuar në një rrugëtim që sot përmbyllet me rezultate konkrete, por edhe me ndjenjë falënderimi dhe mirënjohjeje ndaj të gjithë atyre që kanë qenë pjesë e këtij procesi.
Mezhiti gjithashtu vë në pah se viti që po përfundon rikujtoi rëndësinë e shëndetit si pasuria më e madhe si dhe vlerën e jashtëzakonshme të njerëzve të afërt, familjes, miqve dhe mbështetjes së tyre duke i cilësuar si forcën kryesore për të përballuar çdo sfidë.
Me këtë frymë pozitive, kreu i Çairit Izet Mexhiti u ka uruar të gjithë qytetarëve një Vit të Ri me shëndet, paqe dhe gëzim, duke shprehur shpresën që viti i ardhshëm të sjellë suksese të reja, mundësi të shumta, përmbushje synimesh dhe sa më shumë momente të bukura pranë familjes dhe miqve.


