IZET MEXHITI

Mexhiti vazhdon ofensivën infrastrukturore në Çair, çdo ditë investime konkrete që ndryshojnë jetën e qytetarëve

February 25, 2026
1 minut lexim

Kryetari i Komunës së Çair, Izet Mexhiti, njëherësh njëri nga liderët e koalicionit qeverisës VLEN, ka njoftuar për përfundimin e asfaltimit në rrugën “Metodija Mitevski”, projekt që përfshiu edhe rregullimin dhe standardizimin paraprak të trotuareve.

Sipas Mexhitit, investimi paraqet një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të infrastrukturës rrugore dhe rritjes së sigurisë për këmbësorët dhe shoferët. Ai theksoi se punimet do të vazhdojnë me vendosjen e ndriçimit publik si fazë përfundimtare, duke e bërë zonën më të sigurt dhe më funksionale për banorët.

Kreu i Çairit Izet Mexhiti bëri të ditur se dinamika e punës do të vijojë edhe në rrugë të tjera të parapara në kuadër të projekteve infrastrukturore për komunën, duke nënvizuar se në Çair po realizohen investime konkrete dhe standarde që qytetarët i meritojnë.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

presidentja osmani pret ne takim ministren e jashtme te shqiperise 699edaaedaac1
Lajmi i mëparshëm

Presidentja Osmani pret në takim ministren e Jashtme të Shqipërisë

denohen dy police qe lejuan arratisjen e artan grubit nje i shkarkuar dhe nje i degraduar ne detyre 699f0222d91e8
Lajmi i radhës

Dënohen dy policë që lejuan arratisjen e Artan Grubit: Një i shkarkuar dhe një i degraduar në detyrë

Të fundit nga

ShkoLartë