IZET MEXHITI LD

Mexhiti u thotë STOP deponive të paligjshme, kërkon kontroll të shtuar nga komunat dhe inspektoriati !

September 16, 2025
1 minut lexim

Me kërkesë të ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, është dërguar rekomandim deri te komunat për zbatimin e kontrolleve të detajuara dhe identifikimin e të gjitha deponive të paligjshme dhe lokacioneve të paregjistruara për mbeturina, si dhe përgatitjen e planeve për largimin e tyre sistematik.

Ministria pret nga komunat të ndërmarrin masa për përmirësimin e menaxhimit të mbeturinave dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor, ndërsa Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor urgjentisht të ndërmarrë aktivitete të lidhura me kontrollin dhe menaxhimin e deponive në territorin e shtetit.

Nga komunat pritet të kryejnë kontroll të detajuar dhe identifikim të të gjitha deponive të paligjshme dhe lokacioneve të paregjistruara për mbeturina, si dhe të përgatisin plane për largimin e tyre sistematik. Në këtë drejtim, rekomandohet formimi i ekipeve pune për kontroll në terren dhe hartëzim gjeolokativ, vendosja e bashkëpunimit me shërbimet inspektuese për përcaktimin e përgjegjësisë, përgatitja e një raporti për gjendjen me deponitë e paligjshme i cili brenda 60 ditëve do t’i dorëzohet Ministrisë, si dhe zbatimi i fushatave informuese për ngritjen e vetëdijes publike te qytetarët për trajtimin e drejtë të mbeturinave.

Njëkohësisht, Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor obligohet të kryejë kontroll inspektues të jashtëzakonshëm mbi të gjitha deponitë ekzistuese dhe lokacionet e paregjistruara në territorin e shtetit.

Kontrolli duhet të përfshijë verifikimin nëse deponitë funksionojnë në përputhje me lejet e lëshuara dhe standardet ekologjike, konstatimin e ndonjë deponimi të paligjshëm ose menaxhimi të gabuar të mbeturinave, si dhe ndërmarrjen e masave për sanimin dhe sanksionimin në rastet kur konstatohet shkelje.

Me këto aktivitete sigurohet përputhshmëri me obligimet ligjore, parandalimi i ndotjes së mjedisit jetësor dhe mbrojtja e shëndetit të qytetarëve, me qëllimin final krijimin e një mjedisi jetësor të pastër, të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kryetari i gjykates kushtetuese darko kostadinovski u takua me drejtorin e misionit te vezhgimit te odihr per zgjedhjet mateo mekaci 68c966152fdbe
Lajmi i mëparshëm

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Darko Kostadinovski u takua me drejtorin e Misionit të vëzhgimit të ODIHR për zgjedhjet, Mateo Mekaçi

tiranathlon rruget ku do te kufizohet qarkullimi i automjeteve gjate fundjaves 68c96821bddd6
Lajmi i radhës

‘Tiranathlon’, rrugët ku do të kufizohet qarkullimi i automjeteve gjatë fundjavës

Të fundit nga

ShkoLartë