mexhiti u largova nga bdi pasi partia u tjetersua u kap nga grubi dhe osmani 68f04a5069d6f

Mexhiti: U largova nga BDI pasi partia u tjetërsua, u kap nga Grubi dhe Osmani

October 16, 2025
1 minut lexim

Shkup, 15 tetor – Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti njëherit edhe kandidat i koalicionit VLEN për kryetar të komunës së Çairit, tha se qeveria aktuale nuk i ngjas asaj të Nikolla Gruevskit dhe Ali Ahmetit, pasi ai tha se kjo qeveri po përkrah decentralizimin fiskal dhe po zgjidh problemet nëpër komunat.

“Në të kaluarën kemi lëvizur me shumë pak përkrahje nga qeveria, kurse kjo qeveri më shumë përkrah decentralizimin fiskal. Nuk është si qeveria e Gruevskit dhe Ahmetit që ndanë 1 miliard euro për Shkupin në 2014, por që zgjidh probleme dekadash që nuk janë zgjidhur në komunat shqiptare”, tha Mexhiti.

Mexhiti tha se ish-partia e tij, BDI, është tjetërsuar dhe ka qenë gjatë në pushtet.“Për hir të opinionit, unë kam qenë nga themelimi në BDI, por ajo është tjetërsuar dhe ka qenë gjatë në pushtet. Unë ika jo për pozita, por BDI-në e kapën ato që nuk ishin BDI, si Grubi, Osmani e të tjerë, dhe as unë sot nuk e njoh BDI. Këto ishin ndër arsyet që u largova. Kam punuar për bashkim të opozitës shqiptare dhe pretendojmë të bëjmë ndryshimin në nivel lokal. Kemi demokratizuar skenën politike dhe do t’ia lëmë kohës të tregojë zultatet”, tha Mexhiti.

Mexhiti tha se pret që këto zgjedhje të jenë demokratike, pasi nuk ka presione apo shantazhe.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zekerija berisha takon strukturat e vlen it ne gazi babe 68f0435290de8
Lajmi i mëparshëm

Zekerija Berisha takon strukturat e VLEN-it në Gazi Babë

moti i paqendrueshem sot ne shqiperi reshjet do te shtrihen ne pjesen me te madhe te territorit 68f0849960512
Lajmi i radhës

Moti i paqëndrueshëm sot në Shqipëri, reshjet do të shtrihen në pjesën më të madhe të territorit

Të fundit nga

ShkoLartë