IMG 9484

Mexhiti: Taravari është kthyer te “Bota Serbe”

September 8, 2025
1 minut lexim

Zëvendëskryeministri dhe kandidat i VLEN për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti ka reaguar ashpër ndaj deklarimeve të fundit politike të ASH së Arben Taravarit, duke e akuzuar VLEN- se është kthyer në narrativën dhe qëndrimet që përfaqësojnë “botën sërbe”.

Në një deklaratë për mediat, Mexhiti tha se Taravari është pozicionuar në krah të forcave që nuk përfaqësojnë interesat euroatlantike dhe multietnike të vendit, por përkundrazi, lidhen me ndikime që historikisht kanë qenë kundër frymës së integrimit dhe barazisë.

“Taravari është kthyer pikërisht aty ku nuk duhet – te bota serbe. Nuk duhet më tepër për ta kuptuar këtë – mjafton të shihni deklaratat e tij për Ali Ahmetin gjatë viteve të fundit: çfarë ka thënë, si i ka thënë dhe si i ka gëlltitur të gjitha ato që i ka thënë,” deklaroi Mexhiti.

Ai aludoi se Taravari, dikur kritik i zëshëm i kreut të BDI-së, sot po vepron në mënyrë të kundërt me fjalët dhe qëndrimet e mëhershme, duke treguar mungesë koherence dhe parimesh në veprimet politike.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bekim sali ne bashkepunim me pushtetin qendror fshati morane do te marre ate qe i takon 68beb1799f44c
Lajmi i mëparshëm

Bekim Sali: Në bashkëpunim me pushtetin qendror fshati Moranë do të marrë atë që i takon!

gonzato vlereson spak bashkepunim shembullor shqiperia po godet rrjetet kriminale 68bebff494eaf
Lajmi i radhës

Gonzato vlerëson SPAK: Bashkëpunim shembullor, Shqipëria po godet rrjetet kriminale

Të fundit nga

ShkoLartë