mexhiti takoi te rinjte qe do te votojne per here te pare rinia eshte energjia e ndryshimit ne cair 68ee88f11742c

Mexhiti takoi të rinjtë që do të votojnë për herë të parë: Rinia është energjia e ndryshimit në Çair

October 14, 2025
1 minut lexim

Kandidati i koalicionit VLEN për kryetar të Komunës së Çairit, Izet
Mexhiti, ka zhvilluar një takim të veçantë me të rinjtë që për herë të
parë do të votojnë në zgjedhjet lokale të 19 tetor.

“Pata një takim shumë të veçantë me të rinjtë që për herë të parë do të
votojnë në këto zgjedhje. Rini plot energji, plot ëndrra e ide për të
ardhmen. Këta janë ata që do ta ndërtojnë të ardhmen e vendit, por është
detyra jonë t’ua hapim rrugën”, theksoi Mexhiti.

Ai nënvizoi se prioritet i programit të tij është krijimi i mundësive
për të rinjtë, nga arsimi modern e deri te mbështetja për inovacionin
dhe aktivitetet sportive.

Në këtë drejtim, Mexhiti rikujtoi projektet konkrete që tashmë janë në
proces, si ndërtimi i kampusit modern të Universitetit “Nënë Tereza”, me
kushte të denja për çdo student, në standardet e universiteteve
evropiane.

“Po punojmë që rinia të ketë hapësirë për të studiuar, për të krijuar
dhe për të zhvilluar idetë e saj. Po ndërtojmë kampusin modern të
Universitetit “Nënë Tereza”, me kushte të denja për çdo student, që të
rinjtë tanë të arsimohen dhe profesionalizohen në standardet e
universiteteve evropiane. Do të mbështesim start-up-et e të rinjve, do
të financojmë programe kulturore dhe inovative, ku rinia do të jetë
aktore dhe jo spektatore. Po ndërtojmë salla sportive, pishina dhe
hapësira për aktivitete rinore, sepse duam një brez të shëndetshëm,
aktiv dhe të përfshirë”, shtoi ai.

Mexhiti theksoi gjithashtu mbështetjen për klubet sportive lokale, me
synim që pasioni dhe talenti i të rinjve të kthehen në sukses e krenari.

Në fund të takimit, ai përsëriti mesazhin e tij:

“Kjo është rruga jonë: t’i japim rinisë vendin që meriton, sepse aty ku
rinia ka mundësi, aty fillon zhvillimi, aty lind fitorja”.

IMG 5867

IMG 5866

IMG 5864 1

IMG 5865

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gashi pelegrini sllovakia mbetet mbeshtetese e fuqishme e rruges europiane 68ee884f7bdd3
Lajmi i mëparshëm

Gashi – Pelegrini: Sllovakia mbetet mbështetëse e fuqishme e rrugës europiane

ka nisur spak hetim per aruben dumani i pergjigjet deputetes se pd nuk e njoh si ceshtje 68ee8a58b92d8
Lajmi i radhës

Ka nisur SPAK hetim për ‘Arubën’? Dumani i përgjigjet deputetes së PD: Nuk e njoh si çështje

Të fundit nga

ShkoLartë