mexhiti sot cairi foli me nje ze faleminderit cairi im 68f194b44ab20

Mexhiti: Sot Çairi foli me një ZË… faleminderit Çairi im!

October 17, 2025
1 minut lexim

Kandidati i koalicionit VLEN për Komunën e Çairit, Izet Mexhiti, ka shprehur mirënjohje ndaj qytetarëve pas tubimit qendror, duke theksuar se “Çairi foli me një zë”.

Në një status në rrjetet sociale, Mexhiti ka theksuar se qytetarët e Çairit “thanë PO për drejtësinë, ndershmërinë, zhvillimin dhe punën”, ndërsa njëkohësisht “thanë JO gënjeshtrës, ofenduesve të shqiptarëve dhe atyre që e shohin Çairin si trampolinë drejt pushtetit”.

FB IMG 1760653266078

“Sot, Çairi zgjodhi rrugën e dinjitetit, të punës dhe të së ardhmes. Zgjodhi njerëzit që i shërbejnë me zemër, jo ata që e përdorin. Zgjodhi të ecë përpara, me drejtësi, me vlera dhe me vizion,” ka shkruar Mexhiti.

FB IMG 1760653276032

Ai e ka mbyllur mesazhin e tij me një shprehje plot emocione:

“Falemnderit Çairi im ❤️”.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

osmani uron udheheqesin e ri te malavit dhe rikonfirmon bashkepunimin 68f18220d3a18
Lajmi i mëparshëm

Osmani uron udhëheqësin e ri të Malavit dhe rikonfirmon bashkëpunimin

kasami shkupjani nuk tutet ai u radhit sot fuqishem me vlen in 68f19bcf39e0a
Lajmi i radhës

Kasami: Shkupjani nuk tutet, ai u radhit sot fuqishëm me VLEN-in

Të fundit nga

ShkoLartë